Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shfaqja e shenjave të Kijametit


Shfaqja e shenjave të Kijametit


Profeti alejhi selam na ka treguar për disa ngjarje, që do të ndodhin në këtë botë dhe që do të shërbejnë si shenja, që tregojnë se Kijameti po afrohet. Shumë prej tyre janë shfaqur. Për një prej tyre flitet edhe në hadithin, ku Profeti alejhi selam e pyeti Xhibrilin (a.s) për shenjat e Kijametit dhe ai i tha: “… kur robëresha të lindë zonjën e saj dhe kur të shikosh barinjtë këmbëzbathur e lakuriq të bëjnë gara për të ngritur ndërtesa të larta”. Këto gjëra kanë ndodhur. E para kur u përhapën robëreshat dhe fëmija, që lindte nga pronari me robëreshën ishte pjesëtar i familjes së tij, kurse nëna ngelej përsëri robëreshë. Kurse e dyta u shfaq, kur u zbulua nafta dhe mineralet dhe pamë, se si ata që kishin qenë barinj delesh, të zbathur e lakuriq konkurronin në ndërtimin e ndërtesave sa më të larta.

shenjat e kijametit

Këto shenja e shumë të tjera që janë shfaqur, tregojnë për vërtetësinë e asaj, që na ka treguar Profeti alejhi selam. Ashtu siç i kemi parë dhe i shikojmë këto shenja në këtë botë ashtu do ta shikojmë edhe xhenetin dhe xhehenemin dhe çdonjëri prej nesh do ta gjejë atë, që ia ka premtuar Zoti i tij. Allahu (xh.sh) thotë:
“Ata të xhenetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: “Ne e gjetëm të vërtetë atë, që na e kishta premtuar Zoti ynë e ju (banues të zjarrit) a e gjetët t« vërtetë atë, që u kishte premtuar Zoti juaj?” Ata thont*: “Po”. Atëherë në mes tyre (mes dy grupeve) thërret një ze: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët”! (El A’raf: 44).

Rëndësia e besimit në ditën e Gjykimit në botën tjetër

Së pari: Besimi në ditën e Gjykimit është një prej gjasht shtyllave të besimit dhe nuk quhesh besimtar, po nuk besove në të. Për vetë rëndësinë që ai ka, Allahu (xh.sh) e ka përmendur atë, duke e shoqëruar me besimin në vetë Allahun (xh.sh).
Allahu (xh.sh) thotë:
“Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij, që i beson Allahut, ditës së Gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të varfërve”.(El Bekare: 177).

Gjithashtu thotë: “Kështu këshillohet ai, që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit”. (Et Talak: 2).

Së dyti: Ai që nuk beson Allahun dhe Ditën e Fundit, jeton në këtë botë si një kafshë, që nuk e di qëllimin, për të cilin është krijuar. Jeta e kësaj bote pa besimin në Zot dhe në Ditën e Fundit, do ta humbiste kuptimin e saj. Kështu ajo do të ishte një hallkë e shkëputur nga e kaluara dhe e ardhmja e saj.

Së treti: Ai që nuk beson Allahun (xh.sh) dhe Ditën e Fundit, gjithë vëmendjen e tij e përqendron në realizimin e sa më shumë interesave të tij personale në këtë botë. Ai lufton me gjithë forcat e veta, që të fitojë sa më shumë prej kësaj bote, para se t’i vijë vdekja dhe t’ia ndërpresë kënaqësitë e t’ia shkatërrojë ëndrrat e tij. Për të realizuar qëllimet e tij, ai përdor çdo mjet dhe çdo rrugë të lejuar apo edhe të ndaluar. Ai përdor mashtrimin, vjedhjen, vrasjen, padrejtësinë, merr nderin dhe përdor hipokrizinë, sepse ai nuk ka frikë prej Zotit të tij. Ai u frikësohet vetëm ligjeve, që kanë vënë njerëzit dhe ndëshkimit të tyre. Kur ai e ndjen veten të sigurt, se sipas planit që ka bërë, këto ligje nuk mund ta kapin, ai vazhdon si një egërsirë, pa njohur asnjë kufi, derisa të realizojë planin e tij. Prandaj njeriu pa besimin në Ditën e Fundit i ngjan një bishe të egërsuar, që ka për qëllim të arrijë me çdo mënyrë sa më shumë prej kënaqësive të kësaj bote. Sa herë që atij i kujtohet vdekja, i ndizet edhe më shumë zjarri i epsheve dhe pasioneve në vetvete, për të nxituar që të realizojë sa më shumë prej tyre, para se t’i vijë vdekja.
Kurse ai, që beson në Ditën e Fundit, e di shumë mirë, se kjo botë nuk është gjë tjetër, vetëm se një parathënie e jetës së botës tjetër dhe mbaron me vdekjen. Prandaj ai përpiqet, që të bëjë sa më shumë vepra të mira dhe u largohet veprave të këqija, për të fituar kënaqësinë e Zotit të tij. Ai e di shumë mirë, se Zoti i tij nuk i humb punët e tij të mira, por me to Ai do ta shpëtojë nga zjarri i xhehenemit dhe do ta fusë në parajsë, atje ku kënaqësitë nuk kanë fund. Allahu (xh.sh) thotë:
“E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s’ka dyshim, se Ne nuk ia humbim shpërblimin atij, që është bamirës. Të tillët e kanë xhenetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekullueshëm dhe sa vend i bukur është ai”! (El Kehf: 30-31).

Një shkrim tjetër i dobishëm  A e din se…

Kur besimtarit i kujtohet vdekja, ajo ia shton atij sinqeritetin dhe çiltërsinë në punë, për t’u përgatitur për botën tjetër me adhurime ndaj Zotit dhe duke shfaqur moralin e tij islam. Ai urdhëron për punë të mira dhe ndalon nga e keqja, nuk gënjen, e mban premtimin, e ruan amanetin, përpiqet për të mirën, e lufton të keqen, nuk mashtron, nuk vjedh, nuk vret pa të drejtë, nuk bën imoralitet dhe nuk i përgojon njerëzit.

Kështu pra duhet të jetë çdo njeri i vërtetë. Shikojmë se këto vese te ulëta, të cilat përhapen në shoqërinë muslimane, vijnë si shkak i dobësimit të besimit në ditën e Gjykimit. (N.q.s ne shikojmë që gjëra të tilla të përhapen mes muslimanëve, kjo tregon se është rezultat i dobësisë së besimit në ditën e Gjykimit).
Allahu (xh.sh) e di më së miri çdo gjë, përshëndetjet më të mira qofshin mbi Profetin Muhamed alejhi selam dhe mbi gjithë shokët e tij deri në ditën e Gjykimit!

SHKEPUTUR NGA LIBRI “Shkenca e besimit”
AUTOR “Abdul Mexhid Ez-Zendani”

image_pdf
Tags:

Categories

Archives