Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shfaqen gjurmë të reja në rastin e zhdukjes së Ruhi Bakiut


Shfaqen gjurmë të reja në rastin e zhdukjes së Ruhi Bakiut


”Portalb”, kontaktoi edhe me familjarët e Ruhi Bakiut, ata thonë se presin përgjigje nga mjekësia ligjore. Ata shpresojnë se në hotel ”Granit”, trupi i gjetur nuk është i kryefamiljarit të tyre.

ruhi bakiu

Gjurmë të reja janë shfaqur në rastin e zhdukjes së Ruhi Bakiut.  Vetura e tij është gjetur te vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit. Burime jozyrtare për ”Portalb”, thonë se ai ka qene në vikend shtëpizën e tij, që nga dita e hënë deh më pas nuk është kthyer më, ndërsa hoteli mer flak diten e martë.

”Portalb”, kontaktoi edhe me familjarët e tij të cilët nuk duan të flasin për këtë rast, por thonë se presin përgjigje nga mjekësia ligjore.  Ata shpresojnë se në hotel ”Granit”, trupi i gjetur nuk është i kryefamiljarit të tyre, Ruhi Bakiut.

”Portalb”, mëson se në hyrje të hotelit është gjetur një telefon celular i cili ka qene në emër të Ruhi Bakiut. Portalb, tentoi të marr prononcime edhe nga gjykatësi hetues i cili është i kyçur në këtë rast, por nuk dha përgjigje.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Proces i gjyqësorë për rastin “ Monstrum” do të fillojë nga e para

Categories

Archives