Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shërimi i të penguarit për marrëdhënie seksuale me gruan e tij


Shërimi i të penguarit për marrëdhënie seksuale me gruan e tij


 

Shërimi i të penguarit për marrëdhënie seksuale me gruan e tij

Ky është lloji më i lartë i sihrit, Allahu, Subhanehu ve teala, na mbroje prej tij, më i fuqishmi dhe më i dëmshmi.

Ibën Bazi thotë: “Të mirren shtatë fletë të lotosit të gjelbër, të shtypen me guri ose diç tjetër. I vëndos në një enë e pastaj e mbush me ujë sa mjafton për tu larë dhe këndon Ajetul-Kursijën, El-Ihlas, El-Felek, En-Nas dhe ajetete sihrit që gjenden në Kur’an si në suren El-A’raf ku thotë Allahu, Subhanehu ve teala:

“E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): “Hidhe shkopin tënd!” Kur qe , ai gëlltiste atë që kishin magjepsuar. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar. E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde), Dhe thanë: “Ne i besuam Zotit të gjithësisë, Zotit të Musait dhe të Harunit!” (El-A’raf: 116-122).

Pastaj në suren Junus, thotë Allahu i Lartësuar:

“Faraoni tha:  Sillmëni mua të gjithë magjistarët e aftë. E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: Hidhni ç’keni për të hedhur. E kur i hodhën ata, Musai u tha: Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!  Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrahë veprën e të prishurve.” (Junus: 79-81)

Pastaj në suren TA-HA  fjalet e Allahut, Subhanehu ve teala:

“Ata thanë:  O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët? Ai (Musai) tha: Jo, hidhni ju! Kur, ja, atij iu dk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj). E Musai ndjeu në vete njëfarë frike. Ne i thamë atij: Mos ke frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!” (TA-HA: 65-68) .

Një shkrim tjetër i dobishëm  Disa keshilla lidhur me personin e semure të cilit i bëhet rukje(Sherim me Kuran)

Pas këndimit në ujë të kësaj që u përmend, pinë pak ujë nga kjo enë dhe me të lahet tere trupi dhe me lejen e Allahut, Subhanehu ve teala shërohet. Këtë nësë ka nevojë e përdorë dy apo më tepër herë deri sa të shërohet.

Ky ilaç është i dobishëm edhe për atë, i cili ndien dyshim dhe frikë ne veten e tij pavarësisht për ç’shkak se është i paaftë për marrëdhënie seksuale derisa ky dyshim t’i shndrohet në realitet.

Shkeputur nga Libri “SHËRIMI ME KUR’AN DHE SUNNET”

 

Tags:

Categories

Archives