Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sherimi i sihrit


Sherimi i sihrit


Kurani

SHËRIMI I SIHRIT

(Fetvaja e Shejh Abdu-l-Aziz Ibën Bazit)

Së pari: Definicioni i Sihrit:

Gjuhësisht:  Çdo send që të hollehet dhe shtypet apo fshihen shkaqet e tij.

Terminologjikisht: Thotë Ebu Muhammed el-Makdesi: “Sihr është shtrigni dhe fall. Lidhje e cila ndikon në zemër dhe trup, shkakton sëmundje, vdekje, apo ndarje mes burrit dhe gruas. Ehli sunneti thonë se sihri egziston.

Allahu i Madhëruar thotë:

“…dhe (i mbështetem Zotit) prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë në nyja” (El-Felek-4)

Me fjalën “fryrje” është për qëllim “sihri”.

Së dyti: Çdo musliman duhet që të mbrohet me dhikret (Përmendjet) e bazuara në Kur’an dhe sunnet, ngase ato janë kështjellë dhe mburojë e padepërtueshme.

Thotë Ibën Bazi, radijAllahu anhu: “këto dhikre dhe dua janë një prej shkaqeve esenciale për mbrojtje nga e keqja e sihrit dhe nga shumë të këqija tjera. Githashtu këto janë shërim për atë që kujdeset për to me sinqeritet, besim dhe mbështetje të fortë në Allahun, subhanehu ve teala.

 Së treti:  Sherimi i Sihrit

1)      Rukja dhe kërkimi i mbrojtjes nga Allahu.

Thotë dijatari i shquar Ibën Bazi, Allahu e ruajtë, mbi shërimin e të sëmurëve nga sihri dhe nga sëmundjet tjera, se Pejgamberi, salallahu Alejhi ve selem, u bëntë rukje shokëve të tij me këtë dua: “Allahume ! Rabben-nasi, idh-hebil-be’s, Ishfi, Entesh-Shafi la shifae il-la shifauke shifaen la jugadiru sekamen”.

“O Allahu ime! Krijues i njerëzve, largo dhimbjen! Shëro, se Ti je Shëruaes, nuk ka shërim pos shërimit Tënd, shërim i cili nuk sjell (rikthen) sëmundjen”. ( Buhariu).

Xhibrili, alejhi-selam, bënte rukje me këto fjalë: “Bismil-lahi erkike min kul-li shej’in ju;dhike ve min sherri kul-li nefsin ev ajnin hasidin Allahu seshfike. Bismil-lahi erkike”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Libërthi - Xhinnët nga Ibn Tejmijje

                “Me emër të Allahut të bëjë rukje, prej çdo sendi që të pengon dhe prej cdo të keqe të ndokujt apo mësyshit Allahu të shëron. Me emër të Allahut të bëjë rukje” (Muslimi), të përseritë këtë tri herë.

 

 

2)      Nxjerrja e sihrit dhe prishja e tij:

Thotë Ibën Bazi: “Duhet dhënë mundin maksimal për të getur vendin e sihrit qoft të jetë në tokë, kodër apo ndokund tjetër. E kur të gjendet, të nxirret e të prishet atëherë shkatërrohet sihri.”

Në transmetimin e Buhariut thuhet se Pejgamberi, Salallahu alejhi ve selem, ka urdhëruar që të shkohet te bunari dhe të nxirret sihri prej tij.

 

3)      Shërimi  me Axhve:

Thotë Muhammedi, salallahu alejhi ve selem:

“Kush i hanë në mëngjes shtatë hurma axhve nuk i bënë dëm ate ditë helmi e as sihri. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Axheve është lloj prej llojeve më të mira të hurmave.

Hatabiu thotë: “Fuqia e shërimit të axhves kundër helmit dhe sihrit është rezultat i duasë së Pejgamberit, Salallahu alejhi ve selem, e jo pse kjo hurme ka ndonje veçanti. (Fet-hul-Bari 250/10)

axhva

 

4)      Shërimi me përdorimin e hixhames

Kjo është një prej llojëve të shërimit të cilën e ka përmendur edhe ibën Kajjimi ku thotë: “…kurse përdorimi i hixhames atij që i është bërë sihr, është prej shërimeve më të dobishme nësë përdorët ashtu siç duhet”. (Zadul-Mead 125/4)

hixhame sihri

Tags:

Categories

Archives