Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sherimi i sekrecioneve te prishura te trupit (Epilepsia)


Sherimi i sekrecioneve te prishura te trupit (Epilepsia)


epilepsia

Sa i perket parregullsive psikosomatike ose kalbezimit te sekrecioneve primare te trupit (ahlat), individi duhet te dije se kjo semundje i ngulfat pjeserisht funksionet e sistemit nervor dhe i dobeson levizjet e natyrshme e te vullnetshme. Kjo gjithashtu eshte e njohur si epilepsi psikosomatike. 
Ajo shfaqet ne rritjen jonormale te sasise se fluideve (likuorit cerebrospinal) ne kafke, te njohur gjithashtu si hydrocephalia, duke e bere te mundshme pjekjen e mukusit te dendur ngjites, i cili shkakton enjtjen e membranes se kokes (delirium), bllokaden e pjeserishme te cerebrumit (muhl truri i madh), ndersa ndonjehere shkakton rritjen dhe demtimin e kokes.
Kjo gjithashtu pengon reflekset natyrore dhe ndjenjen, si dhe prodhon nje lloj epilepsie qe njihet me emrin epilepsia mioklonike.
Simptomat e tjere jane: kapslleku i shkaktuar nga akumulimi i gazrave; dendesimi dhe prishja e ajrit ne trup; zhvillimi i avullimeve te pakendshme qe shkaktojne mungesen e baraspeshimit dhe pamundesine per te qendruar drejt; depertimi i sekrecionit ne tru ose simptoma te tjera te mprehta, pervec shenjave te tjera te demtimit te sistemit nervor qendror dhe mungeses se baraspeshimit te sekrecionit si sekrecione te gjakut.
Kur sulmi epileptik shkaktohet nga sulmi i brendshem i papritur dhe i ashper, atehere ai shkakton kontraktimin e trurit qe ndiqet nga tkurrja e menjehershme e ekstremiteteve qe ndiqet me ngerce, qe e bejne te paafte personin te ngritet vete dhe si pasoje e kesaj ai do te rrezohet dhe ndonjehere do te nxjerre shkume nga goja.
Ky rast konsiderohet i mprehte, sidomos kur ndiqet nga dhembje te mprehta. Ne kete shkalle, kjo semundje eshte trajtuar si kronike per shkak te ashpersise se saj, kohezgjatjes dhe veshtiresise se sherimit.
Kjo eshte e verete atehere kur personi qe vuan nga epilepsia i kalon te 25 vjetet me semundjen qe e godet trurin e tij, fijet dhe qelizat nervore. Hipokrati nga Kosi (460-377 para e.s.) kete lloj te epilepsise e quan kronike, e cila nuk reagon aspak ne ilace deri ne vdekje.
Kur e dime kete, individi do ta kuptoje rastin e permendur me siper te gruas e cila kishte shkuar tek i Derguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, dhe i kishte thene: Vuaj nga sulmet epileptike… Duke e njohur gjendjen e saj, i Derguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, i kishte ofruar te zgjedhe ndermjet sherimit te pritshem me ane te lutjeve dhe pritjes se sigurt te Xhennetit te premtuar nese ajo do te kishte durim per semundjen e vet.
Gruaja kishte zgjedhur durimin, kurse i Derguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, ishte lutur qe thjeshtesia e saj te shperblehet. Udhezimi i dyte i te Derguarit te All-llahut , salAllahu alejhi we selam, qe thote se kur semundja eshte kronike ndonjehere lejohet te hiqet dore nga trajtimi mjekesor dhe te lutet per dashamiresine e All-llahut per te sheruar semundjen e vertete te shpirtit.
Ne te vertete fuqise sheruese te All-llahut nuk i duhet te argumentoje veprimin, sepse Ai eshte krijues dhe levizes i semundjes dhe i ilacit te saj. E kemi provuar, ashtu sic kane bere edhe shume njerez te tjere, ilacin e lutjeve te verteta per ate qe eshte shenuar si semundje e pasherueshme, dhe me ane te shpirtmadhesise se Tij e kemi arritur qellimin e permiresimit. Mjeket e mencur tanime e dallojne fenomenin fuqise psikologjike te sherimit dhe ndonjehere e dallojne veprimin e tyre ne sherimin e gjendjeve kronike.
Nga ana tjeter, graden e mjekut nuk e demton asgje me shume se mendimi i mjekeve laike, nga te cilet shumica jane kryesisht egocentrike, ndersa ndermarrjet e te cilet jane veteshkaterruese….

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Duhma e keqe nga goja

Categories

Archives