Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shërimi i morrave

Shërimi i morrave

sherimi i morrave
Në Dy sahiha (Buhariu dhe Muslimi) është shënuar se K’ab ibn ‘Ajra kishte shkuar tek i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i sëmurë nga morrat. I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i kishte thënë: “Vërtet ke shumë dhembje!” Në hadithin tjetër, është shënuar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i ka thënë që ta rruajë kokën, dhe t’i ushqejë shtatë persona, ose të therë një dele si kurban ose të agjërojë tre ditë.

Morrat (kaml) janë insekte pa krahë që futen në rrënjën e folkëve dhe rriten si parazitë në kokën e njeriut. Morrat bëjnë vezë në formë ovale, që njihen me emrin thërijë, që çelin brenda një jave dhe kapën fort për bazën e folikulit të flokëve. Morrat përëhapen shumë lehtë nga njëri person tek tjetri, sidomos në kushtet e ambienteve johigjienike dhe të stërmbushura me njerëz. Kur kënaqen me gjakun e thithur, komplikimi i paraqitjes së tyre të shpeshtë mund të zhvillojë gjithashtu sëmundje sistematike, e cila sëmundje prodhon mikroorganizma patogjenë që i shtohen toksitetit të gjakut. Kjo gjendje njihet si helmim i gjakut. Fëmijët janë më të ndieshëm dhe i nënshtrohen më lehtë sëmundjes së morrave për shkak të lagështisë që është pasojë e lojës së tyre dhe qëndrimit në mjedise të infektuara.

Kjo shpjegon pse i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., në fillim ka porositur që të rruhet koka në mënyrë që të eleminohen avullimet e dëmshme që do të grumbulloheshin sipër kokës dhe do të pengonin frymëmarrjen e poreve dhe ndoshta do të shkaktonin infeksionin e folikulit. Pas rruajtjes, poret do të rihapen dhe nuk do të ketë avullime të tilla të dëmshme. Kështu do të bëhej i mundshëm procesi i pastrimit natyror. Pas rruajtjes së kokës, e për të ndikuar në pastrimin e plotë nga morrat, individi do të duhej të lyente kokën me piper të tretur në uthull ose me lëvore të tërshërës të njomur në uthull. Secila tretësirë që është përmendur këtu, do të eleminojnë morrat para se të ikin jashtë. Individi mund t’i shtojë masës edhe vaj ryze (bar shpretke; lat. Ruta graveolens) për të mbytur të gjitha vezët që mund të çelin ose, drejtpërdrejt në vendin e infektuar, mund të vërë ekstrakt që bëhet nga farat kolumbiane të bluara.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Sherimi i epilepsise !?
Tags:

Categories

Archives