Tuesday, 20/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Shërimi me ushqim: Traditë islame apo ide moderne?



Shërimi me ushqim: Traditë islame apo ide moderne?

 

I dërguari i Allahut (sal-Allahu alehji we selem) ka thënë. “Stomaku është ena qendrore e trupit, dhe venat janë të lidhura me të. Kur stomaku është I shëndetshëm, gjendja e tij bartet në vena, dhe nga ana tjetër venat do të qarkullojnë njëjtë dhe kur stomaku është I prishur, venat do të thithin prishjen nga ai dhe do të vazhdojnë në qarkullim” – hadith nga Pejgamberi Muhamed (sal-Allahu alehji we selem).

“Dieta e së ardhmes nuk do të ketë për qëllim humbjen e peshës, por shpëtimin nga vdekja. Në vitet e ardhshme, shkencëtarët shpresojnë të rrisin njohurinë mbi përbërjen gjenetike të trupit të njeriut dhe njëkohësisht premtojnë të përdorin ushqimin si mjekësi për të përshtatin dietat që mund të paraprijnë, trajtojnë ose edhe të parandalojnë sëmundje.” – The Los Angeles Times

Aisha (radiAllahu anha) I’u rekomandonte “Talbina” (Talbina është përzierje e qumështit dhe mjaltit me miellin e elbit) për të sëmurin dhe për atë që vajton për të vdekurin. Ajo thoshte, “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-Allahu alehji we selem) të thotë, ‘Talbina’ e qetëson zemrën e të sëmurit dhe e aktivizon dhe I lehtëson pikëllimin dhe dhembjen”. Në fakt, Pejgamberi (sal-Allahu alehji we selem) urdhëronte ushqim për sëmundje më shumë se sa urdhëronte barëra ose ilaqe.

Pejgamberi (sal-Allahu alehji we selem) përdorte gjithcka, nga supa e elbit, mjalta deri te qumështi I deves për të shëruar pasuesit e tij dhe I këshillonte ata të hanin ushqime të caktuara për të parandaluar ose për të shëruar sëmundje të ndryshme. Në fakt, ushqimi është mjeti më I vjetër dhe më I respektuar në dispozicion për njeriun. Madje edhe frutat e para të parajsës – molla dhe/ose shega – kanë qindra veti shëruese. Terapistët kinezë dhe indianë përdornin vetitë e ushqimeve për shërim mijëra vite.

Shkenca moderne është duke ‘zbuluar’ fuqinë që ka ushqimi. Raftet e librave nëpër dyqane janë të mbushura me libra të mjekësisë Ajurvede, libra si ‘Eat Right 4 Your Type’, qindra libra mbi si të heqim helmet nga trupi duke përdorur dieta dhe një numër i njejtë I librave që përmbajnë mënyra të caktuara të të ngrënit si makrobiotik ose vegetarian si “kurë’ për çdo sëmundje.

Gazeta Los Angeles Times shkroi para disa viteve që, “… disa ekspertë tanimë po e përkrahin fuqinë shëruese të ushqimeve të caktuara në disa pacientë. Ata po I këshillojnë gratë në menopauzë të pinë qumësht soje, I cili mendohet se lehtëson ngritjet e shpejta te temperaturës dhe simptoma të tjera. Ata sugjerojnë peshk të pasur me vajërat omega 3, si salmon, harenge dhe skumbri, te pacientët në rrezik të sëmundjeve kardiovaskulare ose me kancer të gjirit. Dhe për meshkujt që druajnë nga kanceri I prostatës, ata po këshillojnë të përdoren më shumë produktet me bazë domateje, si salca e shpagetit – sepse domatet janë të pasura me likopene, që mendohet se pakësojnë rrezikun e kësaj sëmundjeje” (Cimons).

Në realitet, shërimi me ushqim është një ndër metodat më të vjetra të shërimit të njohur për njeriun dhe assesi nuk është një concept “I ri”. Gjithashtu, është një ndër metodat shëruese më ekonomike dhe botërisht të disponueshme të njohura për njeriun. Pejgamberi Muhamed (sal Allahu alehji we selem) e përdori atë më shumë se një mijë vite më parë dhe madje një mijë vite para tij e përdorën Kinezët. Në fakt, në vendet ku ilaqet dhe barërat nuk gjenden, ushqimi mund të sigurojë zgjidhje për shumë probleme mjekësore. Në shumë shtete në zhvillim ku njerëzit nuk kanë kushte të blejnë ilaqe, shëruesit tradicionalë zakonisht shpërndajnë receta që përmbajnë mana e gota me tërshërë.

Në librin, Smothies for life, receta në vazhdim është dhënë për të parandaluar osteoporozën:

1 gotë jogurt pa yndyrë
1/2 e gotës qumësht pa yndyrë
1/4 e gotës hurma pa bërthamë
1 banane të ngrirë
3 lugë të cajit tahini (fara susami të bluara të lagura)

Shtoni një degëz nane, bluani së bashku dhe pijeni.

Hurmet dhe tahini I mundësojnë kësaj përzierje ushqyese një ngritje të lartë kalciumi. Në fakt, ushqimi si humusi (pastë e përbërë nga bizele, fara të susamit, vaj ulliri, limon dhe hudhër), zatari (pastë e përbërë nga barëra të thata, fara të susamit e mëlmesa të tjera) ose cdo gjë tjetër më një përbërje të lartë të tahinit ose farave të susamit do të ndihmojë në parandalimin e osteoporozës.

Në librin, Gatime ajurvede për perëndimorët, Amadea Morningstar tregon recetën në vazhdim për shërimin e kandidas (infeksion) dhe depresionit që rrjedh nga ajo:
Supë me perime

2/3 e gotës thjerrëza, fasule dhe qiqëra.

8 gota ujë

1 gjethe dafine

Vëni të gjitha në zjarr deri sa të zihen (lërini në ujë një natë më parë)

Pastroni dhe copëtoni:

2 patate

1 karrotë

8cm presh

2 kërcej selinoje

1 gotë perime të gjelbërta të freskëta

 

Shtoni perimet në tenxheren me fasulet dhe shtoni:

 

1 gotë sos domatesh

1/2 e gotës oriz të bardhë të gjatë

1 lugë caji kripë

2 lugë caji borzilok të ëmbël

1/2 lugë e cajit trumzë e tharë

 

Zijeni për 45 minuta dhe shërbejeni.

 

Në librin, New Foods for Healing (Ushqime të reja për shërim), redaktorët e revistës ‘Prevention’ kanë publikuar recetat për pothuajse cdo sëmundje, përfshirë recetën në vazhdim për kolestorol të lartë:

 





 

Bollgur – Biskota kajsie

 

2/3 e gotës kajsia të thata, të copëtuara

1/3 e gotës ujë të vluar

1 gotë sheqer të kaftë

1/4 e gotës gjalpë pa kripë në temperaturë të dhomës

1/4 e gotës zëvendësues veze pa yndyrë

1 lugë e gjysmë caji sheqer vanilje

1/2 e gotës miell universal jo i zbardhuar

1 lugë caji kanellë e bluar

1 lugë caji sodë buke

1/4 e lugës së cajit kripë

2 gota e gjysmë tërshërë

 

Përzieji kajsitë me ujin në bluesin e ushqimit deri sa të bluhen mirë. Shto këtë te sheqeri dhe gjalpa në një enë tjetër. Shto zëvendësuesin e vezës dhe vanilen. Rrahi. Shto pjesën tjetër të përbërësve përveq tërshërës dhe përzieji prapë. Hidh ngadalë tërshërën në përzierje duke vazhduar me rrahjen. Piqeni në 180’C.

Celësi I kësaj recete është, pa dyshim, tërshëra. Krundet e tërshërës dhe mielli I tërshërës, në fakt, janë ende ushqimet më të popullarizuara për uljen e kolestorolit (Kowalski)

 

Në ‘Healing with Whole Foods’ (Shërimi me të gjitha ushqimet), Paul Pitchford tregon një listë të ushqimeve që ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të ndryshme me receta të dobishme, siq është gjella në vazhdim për diabetikët.

 

Mel me qepë

 

2 gota mel, të lagura

Gjysmë qepe, e copëtuar

2 karrota, të copëtuara

1/4 e gotës hijki (alga deti japoneze), të lagura dhe të prera

6 gota ujë

Gjysmë luge caji kripë

 

Fara susami të thekura

Rendisni perimet në mënyrën e dhënë. Shtoni mel, ujë dhe kripë. Mbuloni dhe lini të valojnë. Uleni temperaturën. Zijini 30 minuta. Përzijini dhe shërbejini të spërkatura me fara susami.
Sekreti I kësaj recete është meli, drithëra jo të shtrenjta dhe lehtë të gjenden.

Yuhanna bin Masawayh (e njohur në perëndim si Mesu), një farmaciste e zonja arabe, thotë, “ një mjek që mund të shërojë duke përdorur vetëm dieta pa ilaqe, është më i suksesshmi dhe më i talentuari prej mjekëve.”

Kjo është padyshim e vërtetë nëse nuk keni mundësi ekonomike, ose po merni medikamente që mund të interferojnë me barëra, ju doni të kërkoni një zgjidhje më të thjeshtë, doni të largoni efektet anësore, ose ju jetoni në një vend ku shumë gjëra nuk mund të gjenden.

Nga Anglishtja F.J