Friday, 20/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shërimi me Kur’an nga ndikimi i xhinëve-djajë, nga sihri dhe marrja mësysh nuk ka alternativë tjetër

Shërimi me Kur’an nga ndikimi i xhinëve-djajë, nga sihri dhe marrja mësysh nuk ka alternativë tjetër

Shërimi me Kur’an nga ndikimi i xhinëve-djajë, nga sihri dhe marrja mësysh nuk ka alternativë tjetër. All-llahu xh.sh. thotë:
„Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjepër pos dëshpërim“. (Kur’an, 17:82)

Dijetarët muslimanë e kanë për detyrë që në një makroplan të vigjëlojnë mbi akiden e drejtë, ideologjinë e ummetit islam. Shumë individë dhe grupe muslimanësh, për fat të keq, të vetëdijshëm ose të pavetëdijshëm, dalin nga feja dhe hyjnë në ujërat e apostazisë duke shkuar te falltorë, astrologë e magjistarë të ndryshëm, duke thënë se si ata „çdo gjëje ia kanë qëlluar“, në realitet, duke pohuar se ata e njohin „gajbin“.

Kur të analizohet gjendja e tyre, do të shihet qartë se ata nuk dinë për ndonjë alternativë tjetër, e që është shërimi i lejuar dhe i drejtë me Kur’an, ose në thelb, nuk kanë rast për një shërim të tillë. Të shtrënguar nga gjendjet e ndryshme shpirtërore dhe psikike, për shkak të sëmundjeve të çuditshme e të pashpjegueshme, prej të cilave pëson sistemi nervor, që nuk u dihet shkaku në aspektin medicinal, me paraqitjen e dashurisë ose urrejtjes, impotencës së pashpjegueshme vetëm ndaj personit të cvaktuar etj.; ata kërkojnë çfarëdoqoftë zgjidhjeje ose rrugëdaljeje nga ky ferr. Po qe se udhëzohen në atë që është e lejuar me Sheriat, do ta pranojnë, siç e pranojnë edhe atë që përndryshe është e ndaluar e që u ofrohet në formë të hajmalive, talismanëve, falleve, sihreve e fromave të ngjashme „të shërimit“. Sipas saj, duhet ofruar mundësi konkrete ose alternativë me metodë të lejuar të shërimit me Kur’an.

Duhet pasur parasysh edhe faktin se ummeti islam është në shënjestër të armiqve të ndryshëm, sidomos grupet ose individët e shquar, të cilët janë të rëndësishëm e me vlerë për Islamin dhe da’ven islame.

Në mësimet islame ekziston besimi në “gajb”, botën transcedentale. Në Kur’anin Famëlartë thuhet:
“Ky është libri që nuk ka dyshim net ë (sepse është prej All-llahut), është udhëzues për ata që janë të devotshëm, të cilët e besojnë të fshehtën” (Kur’an 2:2-3)

Bota e padukshme, metafizike është transcendentale dhe e pakapshme për njerëzit, përveç asaj që lajmëron I Gjithëdijshmi me anë të shpalljes dhe asaj që tregon i Dërguari, alejhisselam. Ajo çka nuk është në mësimet e vërteta të Shpalljes, ose në lëndë´n e transmetimeve të Pejgamberit a.s., kurse bën pjesë në sferën e kësaj bote të padukshme dhe në manifestimin e saj sipas rrëfimit të zakonshëm, bën pjesë në bestytni (supersticion).

Në këtë botë transcedentale, paralelisht me njerëzit (por nuk janë botë paralele) jeton edhe bota e xhinëve, nga lloji I të cilëve janë edhe shejtanët (djajtë). Këtë e vërteton edhe Kur’ani e Sunneti.

Në Kur’an ekziston edhe kaptina që e ka emrin “Xhinët”. Në ajetin e parë të kësaj kaptine thuhet::
„Thuaj: „Mua më shpallet se një grup i vogël nga xhinët vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: „Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit“. (72:1)

Në kur’an, në shumë vende, përmenden xhinët:
„(Përkujto) Kur disa prej xhinëve i drejtuam te ti që të dëgjojnë Kur’anin“ (46:29)

Në Kur’an thuhet:
“O grumbull i xhinëve e i njerëzve! A s’ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t’ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thane: “Dëshmojmë kundër vetvetes. I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën)”. (6:130)

Në kuptimin ideologjik, doktrinar xhinët janë pasues, njësoj si njerëzit, të religjioneve, besimeve, sekteve e drejtimeve të ndryshme. Kur’ani flet për xhinët:
“Është e vërtetë se prej nesh ka muslimanë dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi Islamin, të tillët mësyen rrugën e shpëtimit”. (72:14)

Ndikimi i xhinëve te njerëzit paraqitet në formë të sëmundjeve të ndryshme me simptome të njohura. Ata mund të ndahen në dy grupe sëmundjesh, varësisht nga ajo se a janë shkaktuar nga sëmurja e ashtuquajtur messe (ograku, ogradisja), nga veprimi spontan i xhinëve ose nga sihri (falli, magjia) që e bën sihirbërësi (fallxhori). Veprimet më të përhapura xhinore kanë ardhur në shprehje nga sëmurja e ashtuquajtur sar’a (ograku, ogradisja), e cila shfaqet në trajtë e me simptome të çmendurisë, tërbimit dhe epilepsisë, pastaj isabetul-a’jni(marrja mësysh) derisa veprimi i sihirbasve (falltorëve) manifestohet përmes shumë llojeve të sihrit.

Xhinët gjinden dhe banojnë nëpër shtëpitë e njerëzve. Xhini shtëpiak e ka emrin ‘Amir, shumësi ‘Ummar. Banojnë në vende të papastërta, nëpër banjo (hamame), në nevojtore, në vorreza, në konteniere për mbeturina e në vende të ngjashme të ndyta. Pejgamberi a.s., me rastin e hyrjes në nevojtore, ka thënë: “Me emrin e All-llahut” Kërkoj prej Teje të më mbrosh nga xhinët e xhineshat”.

Categories

Archives