Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shërimi i ishiasit me bishtin e delës …!?

Shërimi i ishiasit me bishtin e delës …!?

ishiasi

Në transmetimin që shënon Ibn Maxhxheh, transmetohet nga Enes ibn Maliku r.a. që Pejgamberi salAllahu alejhi we selam ka thënë: “Ilaç për ishias është bishti i deles i shkrirë dhe i ndarë në tri pjesë, secila pjesë merret në lukth esull tri ditë pandërprerë.”
Çfarë nënkupton qe deleja duhet te jete që kullosin në regjionet me kullotë natyrore. Simptomat e ishiasit janë dhembja e cila përhapet përgjatë nervit ishiadik duke filluar nga pjesa lumbale, përgjatë anës së brendshme të këmbës, eventualisht deri te shputa.
Sa më tepër zgjat aq më tepër dobëson dhe atrofon këmbën. Simptomat mund të përfshijnë dhembjen në shpinë dhe mund të jetë e rrezikshme nëse përcillet me inkontinencë të zorrëve ose fshikëzës urinare.
Çfarë shkakton ishiasin?
Ishiasi ka shkase të ndryshme: në raste të shumta shkas është hernia e diskut intervertebral e cila shkakton komprimimin e nervit. Infeksioni me disa enterobaktere që shkaktojnë inflamacionin e nervit në fjalë.

Mrekullia shkencore në hadith

1. Roli i yndyrës në shërimin e kësaj sëmundje. Pejgamberi salAllahu alejhi we selam ka përmendur që për shërimin e ishiasit, në disa raste të përdoret bishti i deles, i cili në realitet është yndyrë.
Shkenca moderne thotë: Metabolizmi i lipideve i ka tri degë. Secila prej tyre është e lidhur me llojin e yndyrës që futet në sasi të mëdha. Yndyrat, prandaj sjellin deri te formimi i tri llojeve të ndryshme kimike të cilat kanë efekte të kundërta ndaj njëri-tjetrit. Këto bashkëdyzime të njohura si prostaglandine kanë ngjajshmëri me hormonet dhe kanë efekte të ndryshme në dhembje dhe inflamacione në trup.

*Prostaglandinët e tipit 1 parapengojnë dhembjen dhe kanë prejardhje nga acidi yndyror i quajtur gama-acidi linoleik (GLA). GLA i takon grupit të yndyrave omega 6 të cilat gjinden në sasi të kufizuar te disa bimë shkretinore. Për këtë prodhimet medicinale që përmbajnë ekstrakt të këtyre bimëve janë të shtrenjta. Këto prodhime u ndihmojnë njerëzve që nuk kanë enzime aktive për transformimin e acidit linoleik në gama-acid linoleik, e pastaj në prostaglandine të tipit 3.

*Prostaglandinët e tipit 2, në anën tjetër, rritin dhembjen. Këto formohen nga grupi i yndyrave omega 6, gjithashtu, dhe kryesisht nga acidi linoleik që e hasim në margarinë dhe ëmbëlsira, si dhe te vajërat bimore të transformuar në industrinë ushqimore në trans-yndyra të forta, kështu tortet, çokolatat dhe ëmbëlsirat mund të qëndrojnë në gjendje të fortë në temperaturën e dhomës.

*Prostaglandinët e tipit 3 janë të njohur për shkak të veprimit të tyre në qetësimin e dhembjeve dhe inflamacioneve. Këto formohen nga acidi linoleik-alfa (ALA), i cili transformohet në dy lidhje EPA dhe DHA. Acidi linoleik-alfa gjindet në vajëra të gjetheve natyrore dhe bimëve, dhe në këtë, pra është përparësia e ushqimit natyror bimor të cilin e hanë njerëzit dhe kafshët sikurse delet që jetojnë në shkretëtirë (oaza).
Vajërat që përmbajnë acidin linoleik-alfa janë të lirë ne kosto. Këto i takojnë grupit omega 3 e njohur sipas dobisë së tyre të madhe në gjendje të lëngët në temperaturën e dhomës.

Disa prej dobive të yndyrave të tipit omega 3 janë:
– Zvogëlimi i nivelit të kolesterinës.
– Mbrojtje nga goditja në zemër dhe tru.
– Mbrojtje nga tensioni i lartë i gjakut, artriti reumatoid, ekzema dhe karcinomi.
Përveç kësaj është vërtetuar që yndyrat e tipit “sys” kanë rol në zvogëlimin e sasisë së lipideve në organizëm, dhe humbje të peshës trupore. Për ndryshim të yndyrave të grupit omega 3, yndyrat shtazore të ngopura dhe yndyrat bimore të hidrogjenizuara, të cilat në industrinë ushqimore transformohen në yndyra të tipit “trans”, njësoj sikurse yndyrat e tipit omega 6 nuk përmbajnë këto përparësi që posedojnë yndyrat e llojit omega 3, por kanë shumë karakteristika të dëmshme.
Ky dallim i madh në dobi të yndyrave omega 3 mund të kuptohet me paraqitjen e efekteve fiziologjike të acideve yndyrore kryesore. Acidet yndyrore janë të përfshira në formimin e indeve të trurit, syrit, veshit, gjëndrrave reproduktive dhe indeve të gjëndrrave tjera. Ato marrin pjesë në formimin e membranave të gjitha qelizave të organizmit dhe kanë funksionin mbrojtës të qelizave. Acidet yndyrore kanë rol në ripërtëritjen e indeve nervore siç është rasti me herninë diskale, njërin prej shkaktarëve kryesor të ishiasit. Shkenca ka vërtetuar se yndyrat e tipit omega 3 kanë rol të rëndësishëm në shërimin e inflamacionit të fijeve nervore i cili është faktor i dytë më i rëndësishëm i shkakut të ishiasit. Libri i specializuar për këtë lëmi, është botuar në vitin 1998 nga autori Joel Krimmer, profesor i mjekësisë dhe shef i Katedrës për reumatizëm në shkollën e mjekësisë në Nju Jork. Libri quhet “Yndyrat shëruese dhe inflamacionet (The Medical Fats and Inflammation)” dhe përmban shumë veçori mbi biokiminë e shërimit të inflamacionit me ndihmën e yndyrave omega 3.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Për lehtësimin e fytit

2. Delet e shkretëtirës ushqehen me bimë natyrale të pasura me yndyra omega 3 nga të cilat shkencëtarët mund të nxjerrin 700 ilaçe. Vajërat çudivepruese, të cilat delet i marrin nga këto bimë, gjinden në bishtin e tyre.
3. Pejgamberi salAllahu alejhi we selam ka thënë që bishtin së pari duhet shkrirë, në mënyrë që bakteret e dëmshme dhe mikroorganizmat të mbyten me temperaturë.

4. Gjithashtu, duhet konsumuar tri ditë, e jo më tepër, për t’u mënjanuar oksidimi i yndyrave dhe thartira nga lukthi.

5. Gjithashtu, këtë preparat duhet marrë në lukth të zbrazët, kështu që lipidet tjera mos të parojnë me yndyrat nga bishti i deles gjatë absorbimit në traktin digjestiv si dhe në nivelin qelizor të pankreasit (tërmishëza) ku enzimet në membranë kryejnë transformimin e këtyre yndyrave omega 3 në prostaglandine të tipit 3 mrekullibërëse, që zvogëlojnë inflamimin dhe dhembjen e shkaktuar nga ishiasi.Ibn Maxhxhe ka shenuar ne librin e vet te haditheve Sunen Ibn Maxhxhe transmetimin e imam Muhammed ibn Sirinit, i cili e ka shenuar hadithin qe e ka treguar imam Enesi bin Maliku se i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ka thene: “Ishiasi mund te sherohet duke shkrire yndyren e bishtit (ilja ““ yndyra e bishtit) te deles arabe(do te thote dele qe kullote natyral), duke e ndare ne tre pjese te barabarta, dhe duke e pire ne lukth te zbrazet. (Dr. Zoher bin Rabeh Gerrami)

Përktheu dhe përshtati nga boshnjakishtja:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Tags:

Categories

Archives