Monday, 16/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sherimi i temperatures me uje


Sherimi i temperatures me uje


Abdullah bin Omeri e transmeton hadithin qe i Derguari i All-llahut , alejhi selam, ka thene: Fuqia e temperatures eshte ajo qe djeg fuqishem sikur te jete leshuar nga zjarri pervelues i xhehennemit, andaj duhet ta ftohni me uje. Ne te kaluaren, ky rrefim e ka habitur shumicen e mjekeve te papervoje dhe hakimet (doktoret), te cilet ia dolen i bindin disa ligjvenes qe nuk besonin (te dyshimte) qe kete ta konsiderojne si nje hadith jo te sakte (apokrif), joautentik.

 

Prandaj, me lejen e All-llahut, nuk do te ishte dashur ta shpjegojme thelbin e ketij mendimi te rendesishem te te Derguarit te All-llahut , alejhi selam, , i cili eshte zbulim hyjnor (vahj). Shpesh zbulimet, kur nuk kuptohen drejt, behen kunderthenese per njerezit e udhezuar. Por, duke ndjekur praktiken e mjekesise moderne, verejme se eshte bere zakon qe nga pediatrit te degjojme udhezime qe femijes me temperature i behen banja me uje te ftohte derisa i bjere temperatura. Prandaj ne argumentojme (deshmojme), ndersa All-llahu eshte ndihmesi yne, se i Derguari i Tij , alejhi selam, e ka thene nje te vertete.

Thenia e te Derguarit te All-llahut ka dy kuptime: kuptimi i pare eshte i pergjithshem per te gjithe njerezit, ndersa kuptimi i dyte eshte i vecante dhe ka te beje vetem me disa njerez. E keta njerez jetojne ne vende dhe vise teper te nxehta, sic jane banoret e Gadishullit Arabik. Ne rastin e tyre eshte dicka e rendomte qe te vuajne nga temperatura afatshkurtra, qe jane pasoje e qendrimit ne temperatura te larta. Kjo temperature e larte duhet te shenohet duke pire uje te ftohte ose duke u lare me te. Sidoqofte, qendrimi ne nje temperature te ulet mund te shkaktoje gjithashtu keso temperaturash te larta. Ky rast mund te sherohet duke pire lengje te nxehta ose duke u lare me uje te nxehte. Ne ketu e shohim perseri teorine e te kundertes.

Mbi ato qe meson tibb mjekesia, zjarrmia eshte temperature biologjikisht jonormale, jo e natyrshme, e cila fillon ne zemer dhe rritet nepermes prishjes (stagnimit) te hormoneve te caktuara te gjakut qe lidhen me shpirtin ose me frymen (qe Galeni e pershkruan si pneuma) dhe, duke kaluar neper drejtimin qendror neper vena dhe arterie, nje temperature e ketille perhapet neper tere trupin dhe ngritet deri ne ate shkalle sa mund te shkaktoje cekuilibrimin biologjik, i cili vepron demshem ne funksionet natyrore te trupit.
Kemi dy lloj temperaturash: temperatura afatshkurter, qe shkaktohet nga pezmatimi, nga levizja e tepert ose nga qendrimi i gjate ne temperaturat e larta te veres ose ne te ftohtin e acarte te dimrit. Perpos rasteve te tjera, eshte edhe temperatura traumatike, e cila ndahet ne tri kategori: temperatura traumatike, e cila fillon ne gjak. Gjaku, duke qene njeri nder kater sekrecionet e trupit, zhvillon (e ngrit) temperaturen dhe ajo pastaj perhapet ne tere trupin; kur temperatura eshte e lidhur me shpirtin, qe quhet temperature njeditshe, dhe mund te zgjase deri ne tri dite; kur temperatura eshte e lidhur me kater sekrecionet themelore te trupit, si: vreri (vreri i verdhe), mukusi, dhe gjaku i perbere, qe eshte quajtur kalbesira; dhe me ne fund, kur temperatura shkaktohet nga organi primar, qe eshte quajtur molisese. Kjo me vone zhvillohet ne shume lloje.
image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Rrushi, fruti i bekuar që përmendet 11 herë Kur’an

Categories

Archives