Tuesday, 20/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shërimi i sihrit me gjethe sena dhe sidër



Shërimi i sihrit me gjethe sena dhe sidër

Magjia e ngrënë është disa pika të vendosura në ushqim ose pije që nuk kanë shije.Qëndron në stomak ose në zorrë dhe mbetet aty dhe ngjitet sikur ngjitës,pa marrë parasysh sa kohë kalon.Senna Maki zbraz stomakun dhe përshkak që përmban Kuran, sulmon magjinë dhe shkakton dhimbje barku. Në disa raste të magjisë së ngrënë,në vend se të fusin pika në ushqim,magjistari do të fus një copë mishi ose peme/perimi për magji dhe më pas do të organizonte që viktima të hajë atë.

Ne gjithashtu mund të shtojmë Sidr në cajin bimor,për të sulmuar pemën/perimin dhe për të eleminuar efektin e saj. Në përgjithësi,efekti i Sennës zvogëlohet ditë për ditë. Kur magjia dhe xhinnët janë prezent në trup,pacienti mund të ndiej disa shqetësime gjatë trajtimit,sepse e gjithë ajo është duke u larguar.

Numri i kohës që infuzioni duhet të merret varion nga lloji i magjisë që është konsumuar dhe sa herë pacienti e ka ngrënë atë.Kriteret janë: Përderisa ekzistojnë dhimbje barku gjatë trajtimit dhe tjera shqetësime në trup,magjia është ende aty. Nëse nuk ka më magji,i vetmi efekt i përdorimit të Sennës, është diarrea.

Nëse efekti i infuzionit është i padurueshëm,personi mund të ndalet por ai duhet të vazhdoj më vonë derisa mos të ketë efekt. Kur personi është një fëmijë ose një person me peshë të lehtë,ju duhet të ulni sasinë sipas peshës së tij. Shumë gra shtatzëna kanë marrë këtë infuzion,kjo nuk krijon asnjë problem me mëshirën e Allahut.Përsa u përket grave që ushqejnë me gji,këshillohet që të vazhdohet me trajtimin,pasi fëmija do të heqë magjinë nga qumështi i nënës që përmban infuzion bimor (pasi do të kaloj tek gjiri i nënës).

Eshtë e mundur që fëmija të sëmuret me magji në barkun e nënës dhe gjidhënia do tja largojë magjinë,në vend që fëmija ti nënshtrohet trajtimit. Disa njerëz me probleme në stomak,kanë frikë të përdorin Senna.

Magjia në stomak perceptohet si një trup i huaj dhe stomaku e sulmon atë përmes mbrojtjes së tij natyrore. Megjithatë, trupi ynë nuk mund ta heqë atë natyrshëm dhe vazhdon të ngacmojë stomakun dhe zorrët,duke shkaktuar plagë të brendshme,dhimbje,ulqera,gjakderdhje dhe vjellje.

Kur infuzioni Senna heq magjinë,dhimbja rritet për shkak të murit të ndjeshëm të zorrëve,personi mund të përjetojë gjakderdhje.Por nuk ka asnjë mënyrë tjetër: kur nuk do të ketë më magji,cdo gjë do të kthehet në normalitet, stomaku dhe zorrët do të shërohen.

Vendosni dy lugë Sana Makki dhe një lugë me gjethe Sidri,copëtoni derisa gjethet janë kthyer në pjesë të vogla,por jo në pluhur. Shtoni 600 ml (3 gota) me ujë të kënduar me Kuran.





Vlojeni rreth 10 minuta në nxehtësi mesatare (do të zvoglohet në dy gota),lëjeni të ftohet pak,pastaj pijeni në mëngjes në stomak të zbrazur pa shtuar asgjë dhe pa e filtruar atë,gjethet bien në fund të tiganit. Eshtë më mirë pas kësaj mos të hahet për 20 minuta.

Vazhdoni ta bëni cdo mëngjes të njejtën procedurë. ose Vendosni gjethe senna dhe sidr në 3 gota me ujë (600 ml) Vlojini derisa të bëhen dy gota me ujë dhe pasi të ftohet recitoni dhe sa herë që përfundoni fryni fort në ujë.

– 7x Suren Fatiha – 7x Ajetul Kursijen (Tespi Doven) – 7x ajetet 117-122 të Sures A’raf – 7x ajetet 81-82 të Sures Junus – 7x ajetet 68-70 të Sures Ta-Ha – 7x Suren Ihlas,Felek,Nas Simptomat e magjisë së ngrënë: Kapsllëk Diarre Dhimbje stomaku Gazra Udhëzime për përdorim: Pini në mëngjes gjysëm ore para buke.Inshallah,me leje të Zotit ju do të shëroheni.

Trajtimi me Senna Makki duhet të zgjas një javë për ata që kan ngrënë ose pirë magji (sihr) Ju mund ta dini që magjia është larguar ,në momentin që kryni nevojë dhe nuk ndini asnjë dhimbje.

Vini re: Sihri i ngrënë nuk do të thotë që dikush ua ka dhënë ta hani apo ta pini. Kjo mund të sjellet gjithashtu nga Xhinët dhe të vihet në trupin tuaj dhe Senna me ujë të kënduar mund tju ndihmoj ta hiqni magjinë por ka raste kur rukja është e domosdoshme për ti hequr xhinët që janë përgjegjës për sjelljen e magjis në trup.

Shënim: Ne nuk jemi të trajnuar në fushën e mjeksisë dhe ju sugjerojmë fuqishëm të konsultoheni me një mjek profesionist apo me ndonjë spital për këshilla dhe diagnoza.

Kjo është veqanërisht e rëndësishme për gratë shtatëzëna dhe njerëzit me alergji. Ne nuk marrim asnjë përgjegjësi për cdo incident që mund të ndodh si rezultat i informacionit të dhënë në faqen tonë.