Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shërimi i pikëllimit, shqetësimeve, dhembjeve dhe demoralizimit

Shërimi i pikëllimit, shqetësimeve, dhembjeve dhe demoralizimit

depresioni
Ibn Mesudi , r.a., ka treguar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Nuk ka rob të cilin do ta godasë dhe do t’i ndodhë ndonjë hidhërim ose shqetësim, e të thotë: ‘O Zot, unë jam robi Yt, babai dhe nënë e të cilit janë robtë e Tu; fati im është në duart e Tua dhe ai sillet në përputhje me urdhrin Tënd. Ti vërtet gjykon drejt. E shqiptoj secilin emër Tëndin të shenjtë dhe çdo atribut me të cilin Ti e ke quajtur veten tënde ose e ke shpallur në librin tënd ose ia ke mësuar cilësdo krijesë tënde ose atij që Ti e quan sekret personal. Zot, bëje Kur’anin fisnik fuqi të zemrës sime, dritë të shpirtit tim dhe mëshirë të qartë që e zhdavarit pikëllimin dhe shqetësimin tim”. Kushdo që të bëjë këtë lutje, All-llahu do t’ia largojë shqetësimet e pikëllimet e tij dhe do t’ia zëvendësojë me gëzime e lumturi”.186
Ibn Abasi , r.a., ka treguar se në kohë fatkeqësish, i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., e kishte zakon të bënte këtë lutje: “Nuk ka zot përveç All-llahut të Madhërishëm, të Dashur. Nuk ka zot përveç All-llahut, Zotëruesit të fronit të madhërishëm. Nuk ka zot përveç All-llahut, Zotëruesit të shtatë qiejve, Zotëruesit të Tokës dhe Zotëruesit të fronit fisnik”.187
Në Xhami’u-n e imam Tirmidhiut është thënë gjithashtu se Enesi , r.a., e ka transmetuar hadithin në të cilin thuhet se kur i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ballafaqohej me shqetësime, ai e kishte zakon të bënte këtë lutje: “O i Gjallë, o Drejtues i universit, po e thërras mëshirën Tënde të gjithanshme që të ma tregojë rrugëdaljen nga kjo e keqe që më ka rënë në kokë”.188
Ebu Hurejre , r.a., tregon se kur i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ballafaqohej me sfida të ndryshme, ai e kishte zakon t’i ngriste duart drejt qiellit dhe të lutej: “Lavdi Zotit, Sundimtarit të madhërishëm”, dhe kur e përfundonte këtë lutje, shtonte: “O i Gjallë, o Drejtues i universit”.189
Ebu Bekri , r.a., ka treguar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka mësuar njeriun që në raste pikëllimi të bëjë këtë lutje: “Zot, të lutem për mëshirën Tënde. Mos më lërë asnjë çast vetëm me veten time. Zot, ma përmirëso gjendjen time me një më të mirë. Vërtet nuk ka zot përveç Teje”.190
Gjithashtu, në sunen e Ebu Davudit është shënuar se Esma bint ‘Umejsi ka treguar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i kishte thënë: “Të t’i mësoj disa fjalë që mund t’i thuash kur je tepër e shqetësuar ose kur të mundojnë brengat ose kur pret se do të kesh brenga? Thuaj: ‘All-llahu është Zoti im dhe unë nuk them se ka ndonjë tjetër’”.191
Sa’d bin Eb Vekasi ka treguar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., njëherë i kishte treguar për lutjen e të Dërguarit të All-llahut, Junusit, , s.a.v.s., kur ai ndodhej në barkun e balenës (peshkut), që ka këtë përmbajtje: “Nuk ka zot veç Teje. Lavdi veprës Tënde. Vërtet unë kam gabuar”. Të gjithë myslimanët që e bëjnë këtë lutje, do t’i plotësohet ajo për çka janë lutur.193
Ebu Sa’id el-Hudri ka treguar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., njëherë e kishte parë njeriun që quhej Ebu Umame, i cili ishte ulur i vetëm në xhami, jashtë kohës së caktuar për namaz, dhe dukej i shqetësuar. I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., e pyeti: “Pse rri vetëm në këtë orë, o Ebu Umame?” Ai ishte përgjigjur: “Për shkak të disa borxheve të vjetra, që e kam vështirë t’i shlyej, dhe brengat e vazhdueshme, o i Dërguar i All-llahut “. Pastaj i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i tha: “A do të dëshiroje të t’i mësoj disa fjalë, të cilat, kur t’i thuash, All-llahu do t’i heqë brengat dhe do të të ndihmojë t’i shlyejsh borxhet e tua”. Ebu Umame ia ktheu: “Po, o i Dërguar i All-llahut”. I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., pastaj i tha edhe këtë: “Thuaje për çdo mëngjes dhe darkë: ‘Zot, kërkoj mbështetje tek Ti nga pikëllimi dhe hidhërimi, nga përtacia dhe dobësimi; dhe kërkoj mbështetje tek Ti nga mungesa e guximit dhe koprracia; kërkoj mbështetje tek Ti nga borxhet dhe nga nënshtrimi ndaj padrejtësisë njerëzore”. Ebu Umame shtoi: “Kam vepruar kështu si thua dhe Zoti i ka hequr të gjitha brengat e mia dhe më ka ndihmuar t’i shlyej borxhet e mia”.194
Ibn Abbasi , r.a., ka treguar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “All-llahu do t’i heqë brengat e atij që lutet vazhdimisht për falje. Ai do ta ngrisë mbi përpjekjen dhe do t’i japë nga burimi prej nga ai nuk i pret”. 195
Në Musned është shënuar gjithashtu se gjithmonë kur i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ballafaqohej me vështirësi, ai ngutej të bënte namaz duke tërhequr vërejtjen se All-llahu i gjithëfuqishëm kishte thënë:
“Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)”. (El Bekare, 45)196
Ibn Abbasi ka treguar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Kur individi është i stërngarkuar me brenga dhe nuk është i disponuar, do të duhej ta thoshte më shpesh: “Nuk ekziston fuqi ose forcë veç asaj të All-llahut”.
Kjo lutje është vërtetuar gjithashtu në dy përmbledhje me hadithe sahihë dhe se kjo është një nga thesarët e fshehur të Xhennetit.197
Nëse këto lutje nuk janë ilaç për brengat, dhembjen dhe indisponimin e dikujt, kjo do të thotë se gjendja e tij është serioze dhe kërkon pastrimin me themel të sistemit të tij nëpërmjet purgacionit ose detoksifikimit të plotë, që shoqërohet me dhikër serioz dhe devotshmërinë e vazhdueshme dhe të qëndrueshme.

Categories

Archives