Tuesday, 13/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shërimi i nervozizmit



Shërimi i nervozizmit

Shërimi i nervozizmit dhe mënyrat:
1) Heshtja, Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kur nervozohet ndonjëri prej jush le të heshtë”.
2) Ulja në tokë, Muhamedi alejhi selam ka thënë: “…Kush e ndien se po hidhërohet le të ulet përtokë”.
3) Ndryshimi i gjendjes në të cilën ndodhet njeriu, Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Nëse ndokush prej jush hidhërohet dhe është në këmbë le të ulet, nëse i largohet hidhërimi mirë, në të kundërtën le të shtrihet”.
4) Marrja e abdesit, Muhamedi alejhi selam ka thene: “Hidhërimi vjen nga shejtani, dhe shejtani është i krijuar nga zjarri, dhe zjarri shuhet me ujë, e nëse hidhërohet ndonjëri prej jush lë të marrë abdes”.
5) Të përkujtoj se njeriu që fal ka shpërblim tek Allahu, dhe Allahu i Madhëruar ka thënë: “…dhe kur i hidhëron dikush falin”. Shura 37.