Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Shërimi i magjisë nga Muhammedi alejhisselam


Shërimi i magjisë nga Muhammedi alejhisselam


Iben Tejmije Allahu e Mëshirofte ka thënë:’’Të gjithë Pejgamberët dhe njerëzit e devotshëm i kanë larguar shejtanët nga njerëzit me atë të cilën ka urdhëruar Allahu xh.sh.dhe i dërguari i tij. Të njëjtën gjë e kanë e kanë bërë edhe Isau dhe Muhammedi alejhimesselam’’.Mexhmuul Fetava,19/56-57.

Nga Ja’la bin Murre r.a. transmetohet të ketë thënë : Tre gjëra i kam parë nga i dërguari i Allahut alejhi selam dhe përfundoi duke thënë:…..Pastaj vazhduam të ecim derisa kaluam pranë një uji dhe aty takuam një grua me fëmijën e saj të të cilin e kishin prekur shejtanët . E mori i dërguari i Allahut a.s. ia hapi gojën dhe tha:’’Dil,unë jam Muhammedi i dërguari i Allahut ‘’. Vazhduam rrugën tone dhe kur u kthyem te ai vend e takuam përsëri atë grua e cila kishte sjellë me vete një dele dhe qumësht.Muhammedi a.s. ia ktheu delen dhe i urdhëroi shokët e tij që të pinë qumësht,pastaj e pyeti gruan për fëmijën e saj e ajo i tha – Pasha atë që të ka dërguar ,nuk i ka ndodhur asgjë pas asaj të keqe. Musnedi i Imam Ahmedit,4/173.

Nga Xhabir b.Abdulmeliki transmetohet te kete thene …, dhe ne takuam nje grua e cila iu drejtua.Pejgamberi a.s me keto fjale: O i derguar i Allahut, kete femije timin shejtani e sulmon tre here ne dite.Pejgamberi a.s. e mori dhe tha:” Përulu o armik i Allahut une jam i dërguar i Allahut’’ dhe këtë e përseriti tre herë pastaj fëmijën ia dha nënës së vet.Kur u kthyem e takuam përsëri atë grua e cila fëmijën e kishte në krah dhe me vete kishte edhe dy desh dhe i tha Pejgamberit a.s: O Pejgamber i Allahut, pranoje dhuratën time.Shejtani nuk e ka sulmuar më.Pëjgamberi a.s. tha: ’’ Merre vetëm njërin dash dhe ktheja tjetrin.Delaliun Nubuvveti lil Bejhakij,6/18-19.

Nga Gajlan b. Selemete transmetohet të ketë thënë: Ishim me Pejgamberin a.s. dhe pamë çudira përmend ndodhinë si të tjerët – dhe në të është ndodhia e fëmiut që është sulmuar nga shejtanët dhe fjala e Pejgamberit a.s.:’’Bismil-lah Unë jam i dërguari i Allahut,dil o armik i Allahut.’’dhe u sherua.El Bidaje ven Nihaje,li ibn Kethir,6/162.

Nga ibn Abasi r.a.transmetohet të këtë thënë:Një grua e solli djalin e vet të Pejgamberi a.s. dhe i tha: O i dërguari i Allahut, ky fëmijë është i prekur.E sulmojnë gjatë ushqimit dhe prishinë rahatinë.Ibn Abasi thotë:Pejgamberi a.s.e preku gjoksin e tij dhe iu lut Allahut xh.sh. fëmija filloi të vjellë dhe prej gojës së tij doli diçka si këlysh i zi (copë gjaku).Musnedi i Imam Ahmedit,1/254,268.

Dijetar Ebu Bekr el Xhezairij thotë: Kjo është një argument se Muhammedi a.s. është i dërguar i Allahut,vetëm se e preku gjoksin e tij dhe iu lut Allahut xh.sh. doli xhini dhe fëmija u shërua. Kitabu hadhel habibi ja muhibb,f.514.

Nga Ibn Abasi r.a.transmetohet të këtë thënë:Duke qenë Pejgamberi a.s. në Mekke i erdhi një grua prej Ensarëve dhe i tha: O i dërguari i Allahut,ky i prishuri më ka mundur.pejgamberi a.s. tha: ’’Nëse duron në këtë gjendje do të vish ditën e kiametit pa mëkate dhe pa llogari’’.Ajo gruaja tha:Pasha Atë që të ta dërguar,do të duroj derisa ta takoj Allahun, dhe tha:Une frikohem që i prishuri të mos më zhveshë.Pejgamberi a.s. iu lut Allahut xh.sh. Kur ajo e hetonte se do ta sulmojë shkonte dhe kapej për

mbulesa te Qabës dhe i thoshte shejtanit –  Përulu, dhe ai largohej.El Bidaje ven Nehaje,li Ibn Kethir,6/182.

Ata b.Ebi Rebah tregon se Ibn Abasi r.a.i ka thënë:A dëshiron të të tregoj një grua prej banoreve të xhennetit ? I thashë – Po.Atëherë Ibn Abasi tha: Kjo grua e zezë erdhi të Pejgamberi a.s. dhe i tha: O i dërguar,lutu Allahut për mua sepse unë po sulmohem nga shejtanët dhe më zhveshin.I dërguari tha: ‘’ Nëse duron do të fitosh xhennetin,e nëse dëshiron do t’i lutem Allahut të të shërojë’’ Ajo gruaja tha:Do të durojë,por lutu Allahut që të mos më zhveshin.I dërguari iu lut Allahut për të.Kjo grua është Ummu Zuferi.Sahihul Buhari,hadithi nr.5652 dhe Sahihul Muslim,hadithi nr. 2467.

Ibn Haxheri pasi përmënd rrugët e transmetimit të këtij hadithi thotë:Nga këto hadithe nënkuptohet se Ummi Zuferi ka qenë e prekur prej shejtanëve dhe nuk ka qenë e semurë nga epilepsia.Fet-hul Bari,li Ibn Haxher el Askalani,10/120.

Nga Tavusi transmetohet të këtë thënë: I silleshin të dërguarit njerëz të prekur,ai i godiste në gjoks dhe ata shëroheshin.Fet-hul Bari,li Ibn Haxher el Askalani,10/120

Nga Othmani b. Ebli Asi r.a. transmetohet të ketë thënë: Kur më dërgoi Pejgamberi a.s. si udhëheqës i Taifit,më paraqiti diçka në namaz saqë nuk e dija sa kam falur.Pasi filloi të shpeshtohet,shkova te i dërguari i Allahut i cili më tha: ‘’ Ibnu Ebil As ’’?! I thashë: O i dërguari i Allahut,diçka me paraqitet në namaz dhe nuk e di sa kam falur.Pejgamberi a.s. tha : ‘’ Ai është shejtani,afrohu ‘’ U afrova dhe u ula,më goditi në gjoks dhe në gojën time i tha këto fjalë:’’Dil o armik i Allahut ‘’dhe këtë e përseriti tre herë.Pas kësaj më nuk më sulmoi :thotë Othmani.Suneni i Ibn Maxhes,hadithi nr.3548

Nga Usamete b.Zejdi transmetohet të ketë thënë: Isha me Pejgamberin a.s.kur e kreu haxhin,duke qenë në vendin e quajtur Er Revha erdhi nje gruame të birin e vet me tha:O i dërguar i Allahut,ky biri im nuk është zgjuar prej momentit kur e kam lindur.E mori Pejgamberi a.s.dhe e vendosi në mes të gjoksit të tij dhe mes të barrës, e hapi gojën e tij dhe tha: ‘’Dil o armik i Allahut se une jam i dërguar i Allahut ‘’ pastaj ia dha asaj gruas dhe i tha :Merre se nuk do ta gjejë asgjë pas kësaj ‘’.Delailun Nubuvveti lil Bejhakij,6/24-26.

Nga Um Eban bintul Vazi’ nga baba i saj transmetohet të ketë thënë se gjyshi i saj e ka marrë fëmijën e vet të prekur dhe e ka dërguar te Pejgamberi a.s., kur kanë mberritur atje Pejgamberi a.s. ka thënë: ‘’Ma afroni mua dhe ma ktheni shpinen e tij’’ Thotë:e kapi Pejgamberi a.s. për rroba te tij dhe filloi ta godiste në shpinë dhe thoshte: ‘’Dil o armik i Allahut ,dil o armik i Allahut ‘’.Pas kësaj femia u kthye ne gjendje normale.Pejgamberi a.s. e uli pranë vetes ia lau fytyrën me ujë dhe iu lut Allahut për të.Pas asaj ndodhie të gjithë të pranishmit i jepnin përparsi atij, sepse Pejgamberi a.s.ishte lutur për të.Musnedi i Ebu Davud et Tajalisij.

Nga vaziu po ashtu transmetohet të këtë thënë:O i dërguar i Allahut e kam dajën e sëmurë,lutju Allahut për të.Pejgamberi a.s. i tha: ‘’Ku është ai ? Ma sjell këtu ‘’ Thotë transmetuesi: E kapi Pejgamberi a.s.per rroba të tij saçë iu dukën nënsqetullat e tij dhe filloi ta godiste në shpinë duke thënë:’’ Dil o armik i Allahut’’.Pastaj ai u kthye ne gjendje normale.Musnedi i Imam Ahmedit.  / sherimiislam/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Shërimi i epilepsisë në traditën profetike

Categories

Archives