Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shërimi i hyrjes së xhinit tek njeriu

Shërimi i hyrjes së xhinit tek njeriu

kurani bekare

Mjekimi dhe shërimi i atij, tek i cili ka hyrë xhini dhe ka bërë çrregullime në atë; si dhe kurimi, trajtimi i kësaj ndahet në dy pjesë:
Pjesa e parë: Para se të goditet dhe sprovohet me këtë.
Mënyra më e mirë për parandalimin e hyrjes së xhinëve ne trupin e njeriut është përmbushja e të gjitha detyrimeve (farzeve) dhe obligimeve (vaxhibeve) dhe largimi nga të gjitha ndalesat, duke u penduar për mëkatet e bëra si dhe duke u mbrojtur me përmendjen e Allahut, lutjet dhe kërkim mbrojtje nga Allahu, të cilat janë të pranueshme në Sheriatin Islam.
Pjesa e dytë: Mjekimi dhe shërimi pas hyrjes së xhinit.
Të sprovuarit i lexohet Kuran nga një musliman, i cili është përcaktuar me zemrën dhe gjuhën e tij për t’i bërë rukje të sëmurit. Mjekimi më i mirë dhe më madhështorë në rukje bëhet me suren Fatiha202, Ajeti Kursij, dy ajetet e fundit të sures Bekare, suret Ihlas, Felek dhe Nas. Duke i fryrë të sprovuarit, duke i përsëritur tri herë apo më tepër, mirëpo mund të lexohen edhe ajete të tjera kuranore, ngase me të vërtetë Kurani është shërim i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (zemra), udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.203
Gjithashtu, lexohen lutjet dhe rukjet siç qëndrojnë në mënyrën e dytë të mjekimit të magjisë, në pikat “b” dhe “c”. 204
Gjithsesi, në këtë terapi janë të rëndësishme dy gjëra:
E para: Varësisht nga i sëmuri, nga forca e tij shpirtërore, nga sinqeriteti i tij me Allahun e lartësuar dhe vendosmëria në kërkimin e mbrojtjes së vërtetë. E tërë kjo duhet të bëhet me zemër të bindur dhe gjuhë të sinqertë.
E dyta: Varësisht nga forca e besimit të mjekuesit, pasi forca e armës varet nga forca e atij që e përdorë.205
Edhe thirrja e ezanit në veshin e të sëmurit është diçka e mirë, sepse shejtani largohet kur e dëgjon ezanin.206”

Seid el-Kahtani. “Lutjet e Shërimit.”

Categories

Archives