Saturday, 18/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sherimi i helmit me antidotin e tij

Sherimi i helmit me antidotin e tij

kepurdhaEbu Hurejre ka treguar se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Nese miza bie ne pijen tende, se pari e zhytni ne te, pastaj e hiqni, sepse njeri nga krahet e saj perhap semundjen, ndersa krahu tjeter ilacin e semundjes. Nje hadith i ngjashem eshte transmetuar edhe ne Sunen e Ibn Maxhxhes.
Ky hadith shpjegon dy aspekte te rendesishme: njeri lidhet me fikhun, ndersa aspekti tjeter eshte mendim mjekesor. Sa i perket te parit, ai eshte i qarte dhe konciz. Ai lejon qe, nese ngordh miza qe ka rene ne pije (leng), kjo gje nuk e ndryshon pastertine (taharet) e lengut. Te gjithe ulemate pajtohen me kete mendim. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka keshilluar qe insekti te zhytet para se te nxirret prej lengut ne te cilin ka rene. Kjo nenkupton se miza me siguri do te ngordhe nese bie ne leng ose ne nje gjelle te nxehte dhe kjo gjendje e ka ndryshuar (fesad) pastertine e nevojshme te gjelles. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., do ta vleresonte ushqimin ose lengun si jo te paster dhe do ti derdhte. Por, ne vend te kesaj, ai ka keshilluar qe te ndreqet demi dhe te rivendoset ekuilibri. Per pasoje, kjo e drejte pastaj u perhap me tej dhe arriti aq larg, saqe mbuloi tere zinxhirin e insekteve te rendit Hymenoptera, duke i perfshire bletet, grerezat ose cilindo atropod te vogel, si merimanga dhe insekte te ngjashme. Prandaj, rregullat juridike te te Derguarit te All-llahut jane bere te pavlefshme kur semundja eshte me e rende dhe nuk mund te zbatohet nese nuk ekziston shkaktari i drejtperdrejte. Ne kete rast, pasi shkaktari i drejtperdrejte me pasterti te percaktuar eshte gjaku, ashtu sic eshte kongestioni vaskular i gjakut te kafshes se ngordhur, e pasi insektet e rendit Hymenoptera dhe disa antropode te tjere nuk hyjne ne kete kategori, rregullat e pastertise se percaktuar nuk kane te bejne me to.

Categories

Archives