Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Sherimi i dhembjes se kokes ne kendveshtrim profetik

Sherimi i dhembjes se kokes ne kendveshtrim profetik

Sherimi i dhembjes se kokes

Secili lloj i dhembjes se kokes trajtohet ne perputhje me llojin dhe shkaktarin e vet. Ndonjehere dhembja e kokes mund te trajtohet me purgativ ose duke shkaktuar vjellje, ndersa ndonjehere mund te trajtohet vetem me pushim, qetesi dhe rehati.

Llojet e tjera sherohen duke lidhur shiritin rreth kokes ose duke vene kompresa te ftohta e ndonjehere edhe kompresa te nxehta, apo duke qendruar larg zhurmes dhe duke pushuar.Kuptohet, se ne ate kohe nuk ka pasur analgjetike dhe ilace antimigrenoze qe njihen sot.Kur eshte diagnostikuar mire shkaktari i migrenes, atehere mund te kuptohet se trajtimi qe e ka perdorur i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., sic eshte shenuar ne hadithin e permendur me siper lidhur me venien e kenase ne koke, qe eshte ilac i pjeserishem ose i kufizuar. Ky trajtim eshte vecanerisht efikas ne viset jashtezakonisht te nxehta, sic eshte Gadishulli Arabik, per shembull. Kur dhembja e kokes nuk eshte shkaktuar me ndonje materie te demshme, e cila kerkon pastrimin e zorreve, atehere lyerja e siperfaqes se kafkes me leng te zier te kenase mund te jete e dobishme. Ne mjekimin e dhembjes se kokes kenaja mund te vihet gjithashtu si komprese e nxehte qe behet nga pluhuri i saj i perzier me uthull. Kjo ben qe te hiqet dhembja dhe te qetesohen nervat. Dobite nga ky zbatim nuk jane te kufizuara vetem ne sherimin e dhembjes se kokes, dhe kjo eshte e dobishme gati per cdo dhembje te ekstremiteteve, por do te veproje edhe ne tonusin e muskujve. Perdorimi i kompresave te nxehta te kenase si lidhese rreth indit te fryre per shkak te nxehtesise ose rreth indit te fryre te trupit do te qetesoje zonen e pezmatuar.

Ne Tarihu-n e Buhariut eshte thene, edhe nga Ebu Davudi ne permbledhjen e tij te haditheve, se kur dikush i eshte ankuar te Derguarit te All-llahut, s.a.v.s., per dhembje koke, ai do ia preferonte leshimin e gjakut ne kupezore, duke e prere siperfaqen e lekures, ndersa kur dikush i ankohej per dhembjen e shputes, ai do i thoshte te vinte kompresa me kena.66 Imam Tirmidhi ka shenuar ne permbledhjen e vet te haditheve se Selma ummu Rafi kishte thene: Kurdo qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ankohej ne lendim ose ne dhembje koke, i vendosja kena mbi vendin e semure.
Një shkrim tjetër i dobishëm  Nuk ka bimë më të dashur për Allahun se sa druri i kënasë

Categories

Archives