Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sherimi i dhembjes se kokes dhe i migrenes

Sherimi i dhembjes se kokes dhe i migrenes

sherimi i kokes

Ne permbledhjen e vet me hadithe, imam Ibn Maxhxhe e ka cituar hadithin ne te cilin i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, kishte vene kena ne koke, sepse i dhembte shume koka, dhe tha: “Me vullnetin e All-llahut, kjo do te ndihmoje.65 Megjthese ka disa ceshtje lidhur me saktesine e vargut te transmetuesve te hadithit te cituar, prapeseprape, me vullnetin e All-llahut, me poshte do ta arsyetojme duke treguar disa nga dobite e kenase per sherimin e dhembjes se kokes.
Dhembja e pergjithshme e kokes shkaktohet nga mungesa e ekuilibrit ne kombinimin e kater sekrecioneve themelore te trupit, qe eshte crregullim i sekrecioneve te trupit qe ndjek pothuajse cdo semundje. Dhembja tipike e kokes (suda) mund te jete e madhe dhe e pjeserishme. Kur eshte periodike dhe e kufizuar ne njeren ane te kokes, eshte quajtur migrene ose hemikrani (shakika), ndersa kur e perfshin krejt koken eshte quajtur bajda, havsa (arabisht) ose helmete, me qellim qe te krahasohet me shtrirjen e dhembjes ne tere koken sikurse helmeta qe e mbulon krejt koken. Kur dhembja e godet anen e pasme te kokes, quhet cefalgji, kurse ekzistojne shume lloje te dhembjes se kokes dhe po aq shkaktare.
Thene pergjithesisht, dhembja e kokes eshte pasoje e inflamacionit te cipave te trurit (lat. meningitis) per shkak te akumulimit te avujve qe duan te dalin jashte, por duke mos pasur mundesi te dalin, ata shkaktojne dhembje te forte dhe intensive te kokes. Po kjo mund te ndodhe si per shembull me rastin e zierjes ne tenxhere, kur perberesit e saj velojne dhe kerkojne te zgjerohen. Kur avujt e tille perhapen ne koke dhe ne menyre te pakontrolluar, ata shkaktojne rritjen e sasise se lengut ne kranium, enjtjen e membranes se kokes dhe kur ato nuk i leshojne, shkaktojne nje lloj dhembje te kokes e cila quhet delirium (sidr). Pra, temperatura ne koke, edhe pa enjtje, ndonjehere shkakton emocione te pakontrolluara, shqetesime, shpirtngushtesi dhe fjali te palidhura, qe njihet si dilerium i genjeshtert.

1. Llojet e dhembjes se kokes

Ekzistojne shume lloje te dhembjes se kokes. Kater prej tyre jane shkak i crregullimit te ekuilibrit te kater sekrecioneve themelore te trupit; lloji i peste eshte pasoje e te thatit ne lukth. Per pasoje, i thati shkakton dhembjen e kokes nepermjet nervus vagusit, i cili e lidh trurin dhe lukthin; lloji i gjashte eshte pasoje e gazrave te ndenjur te lukthit qe perhapen deri ne koke; lloji i shtate eshte pasoje e rrjedhjes se gjakut nga arteria gastrike (gastrica dextra et sinistra); lloji i tete eshte pasoje e ngrenies se tepert, dhe kur nje pjese e ushqimit tretet dhe kalon ne zorre, ekuilibri i ushqimit qe nuk tretet shkakton dhembje koke dhe lodhje; lloji i nente i dhembjes se kokes shfaqet si efekt shoqerues i aktit seksual per shkak te depertimit te nxehtesise; lloji i dhjete i dhembjes se kokes eshte shkaktuar me mjetin per vjellje ose me purgativ per shkak te depertimit te thatesise ose lageshtise ne lukth; lloji i njembedhjete eshte pasoje e qendrimit per kohe te gjate ne diell ose ne temperatura te larta; lloji i dymbedhjete shkaktohet nga te ftohtet dhe nga kondensimi i avujve ne koke; lloji i trembedhjete shkaktohet nga gjumi i pakte (insomnia) ose qendrimi zgjuar me shume ore gjate nates; lloji i katermbedhjete i dhembjes se kokes eshte pasoje e presionit ne koke nga nje material i rende ose per shkak te lendimit te kokes; lloji i pesembedhjete eshte pasoje e bisedes se tepert ne ate menyre qe e dobeson fuqine e trurit; lloji i gjashtembedhjete eshte pasoje e zvogelimit te ushtrimeve fizike dhe i lodhjes se tepert; lloji i shtatembedhjete eshte depresioni, shqetesimet emocionale dhe mendimet lakmitare; lloji i tetembedhjete eshte pasoje e urise, me c’rast avujt ngriten deri ne koke dhe shkaktojne dhembje; lloji i nentembedhjete eshte shkaktuar nga enjtja e mbeshtjellesit trunor, me te cilen individit i duket sikur po i pelcet koka ose se eshte goditur me cekan; lloji i njezet i dhembjes se kokes eshte pasoje e etheve te medha ose e nje semundjeje teper serioze qe e ka kaluar individi. All-llahu e di me se miri.
*Simptoma me e shpeshte neurologjike eshte dhembja e kokes. Shkaktaret jane te shumte, duke filluar nga ata psikogjen e deri te tumoret. Neurologjia regjistron keta tipa te dhembjes se kokes:
– psikogjen,
– ndryshimet ne sy (anomalite refraktive, hipermetropia, astigmatizmi, miopia etj.),
– dhembja adontogjene,
– semurja e sinuseve paranazale,
– hipertensioni arterial,
– dhembja histaminike e kokes (sindromi i Hortonit),
– dhembja traumatike e kokes,
– dhembjet meningiale te kokes, qe per nga intensiteti jane me te fortat,
– tumoret intrakranial,
– gjakderdhja subaraknoidale,
– migrena (hemicrania),
– neuralgjia e trigeminusit,
– neuralgjia vagale etj.*

2. Shkaktari i migrenes

Migrena ose hemikrania shkaktohet edhe nga mbyllja e eneve te gjakut (embolia) ne tru, e cila vazhdon te zhvillohet me tej apo anon andej. Nje mbyllje e ketille eshte pasoje e dromcave te gjakut qe perhapen me ane te gjakut (qarkullimit te gjakut). Ajo mund te shkaktohet edhe nga dominimi i sekrecioneve te trupit ose nga depertimi i te ftohtit ose i nxehtesise ne sekrecionet e trupit (ahlat). Simptomat specifike te migrenes jane pulsi i shpejtuar, pulsimet e kokes, dhembja e kokes me intensitet te larte, shtypja e larte e gjakut.
*Migrena eshte nje nder format me te perhapura te dhembjes se kokes, dhe ne 50% te rasteve keta persona jane femrat. Migrena perben 16% te dhembjeve paresore te kokes, d.m.th. te atyre qe nuk jane shkaktuar ne prezence edhe te semundjeve te tjera. Manifestohet me nje dhembje te forte e pulsuese, qe pergjithesisht godet vetem gjysmen e kokes. Ka gjithashtu edhe simptoma te tjera, si: shqetesim nga drita dhe zhurmat, te perziera e te vjella, irritueshmeri, nervozizem dhe shok emotiv.
Shumica e te semureve i takojne familjeve te te cilat shume pjesetare te saj kane dhembje koke te njejta (herediteti). Nje hipoteze, ne baze te pervojave te deritashme te studimeve biokimike dhe farmakologjike, migrenen e shpjegon si vijon: fillimisht, gjate vasokonstriksionit kryhet lirimi lokal i kateholamineve, gjate hiperemise reaktive serotonina lirohet nga trombocitet dhe i sensibilizon nociceptoret kranial, sistemin kininogjen (kinina luan gjithashtu rol gjate vazodilatimit, paraqitet neurokinina dhe zvogelohet kininogjeni; kinina vepron fuqishem ne receptoret e dhembjeve, te cilet me pare i ka sensibilizuar serotonina.
Sot, pervec ilaceve antimigrene (Sandomigran, Avamigran, Migristen, Cafergot, Ditamin, betabllokuesit, antidepresivet, magneziumi etj.) pacientit duhet shpjeguar rolin e tendosjeve fizike e psikike dhe emocionale gjate sulmit migrenoz.*
Lidhja e kokes me dicka do ta ndale dhembjen. Ne librin e tij Mjekesia e te Derguarit, Ebu Na’im ka thene se i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ndonjehere vuante nga migrena dhe kjo semundje e mbyllte nje apo dy dite ne shtepi. Ibn Abasi ka thene se i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, njehere kishte mbajtur fjalim ne hutbe me koken e lidhur me nje shirit. Ne pergjithesi lidhja e shiritit rreth kokes e zvogelon intensitetin e migrenes (shakika) njesoj mire si edhe ne llojet e tjera te dhembjes se kokes.

3. Sherimi i dhembjes se kokes

Secili lloj i dhembjes se kokes trajtohet ne perputhje me llojin dhe shkaktarin e vet. Ndonjehere dhembja e kokes mund te trajtohet me purgativ ose duke shkaktuar vjellje, ndersa ndonjehere mund te trajtohet vetem me pushim, qetesi dhe rehati. Llojet e tjera sherohen duke lidhur shiritin rreth kokes ose duke vene kompresa te ftohta e ndonjehere edhe kompresa te nxehta, apo duke qendruar larg zhurmes dhe duke pushuar.Kuptohet, se ne ate kohe nuk ka pasur analgjetike dhe ilace antimigrenoze qe njihen sot.
Kur eshte diagnostikuar mire shkaktari i migrenes, atehere mund te kuptohet se trajtimi qe e ka perdorur i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, sic eshte shenuar ne hadithin e permendur me siper lidhur me venien e kenase ne koke, qe eshte ilac i pjeserishem ose i kufizuar. Ky trajtim eshte vecanerisht efikas ne viset jashtezakonisht te nxehta, sic eshte Gadishulli Arabik, per shembull. Kur dhembja e kokes nuk eshte shkaktuar me ndonje materie te demshme, e cila kerkon pastrimin e zorreve, atehere lyerja e siperfaqes se kafkes me leng te zier te kenase mund te jete e dobishme. Ne mjekimin e dhembjes se kokes kenaja mund te vihet gjithashtu si komprese e nxehte qe behet nga pluhuri i saj i perzier me uthull. Kjo ben qe te hiqet dhembja dhe te qetesohen nervat. Dobite nga ky zbatim nuk jane te kufizuara vetem ne sherimin e dhembjes se kokes, dhe kjo eshte e dobishme gati per cdo dhembje te ekstremiteteve, por do te veproje edhe ne tonusin e muskujve. Perdorimi i kompresave te nxehta te kenase si lidhese rreth indit te fryre per shkak te nxehtesise ose rreth indit te fryre te trupit do te qetesoje zonen e pezmatuar. Ne Tarihu-n e Buhariut eshte thene, edhe nga Ebu Davudi ne permbledhjen e tij te haditheve, se kur dikush i eshte ankuar te Derguarit te All-llahut, salaAllahu alejhi we selem, per dhembje koke, ai do t’ia preferonte leshimin e gjakut ne kupezore, duke e prere siperfaqen e lekures, ndersa kur dikush i ankohej per dhembjen e shputes, ai do t’i thoshte te vinte kompresa me kena.66 Imam Tirmidhi ka shenuar ne permbledhjen e vet te haditheve se Selma ummu Rafi’ kishte thene: “Kurdo qe i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ankohej ne lendim ose ne dhembje koke, i vendosja kena mbi vendin e semure”. 67

4. Natyra e kenase

Ne shkallen e pare kenaja eshte e ftohte, kurse ne te dyten e thate. Vetite mjekesore dhe fitoterapeutike te drurit te kenase dhe te degeve te saj perfshijne: faktorin shkrires te dobesise se organeve, karakteristikat e te cilit vijne nga lageshtia ekuilibruese qe e permban. Ajo permban gjithashtu veti konstipimi te substances se ftohte te tokes.
Disa nga dobite e kenase (hana’)68 perfshijne edhe sherimin e vendeve te djegura, pershtatja me nervat kur shfrytezohet si kompresa te nxehta, ndersa eshte perdorur ne sherimin e te thateve te gojes, stomatitis, te vendeve te djegura dhe enjtjeve te nxehta. Venia e kenase se zier mbi vende te prera ka po ato pasoja mjekesore sic jane ato te drurit “gjaku i gjarprit”.69 Imam Tirmidhi dhe imam Bejhekiu kane shenuar ne permbledhjet e veta hadithin qe thote se Ummu Selema eshte shprehur keshtu: ” I Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, sa here qe ka pesuar ndonje lendim apo thumbim, ka vene kena dhe nuk ka vuajtur kurre”. Venia e lengut te zier te kenase dhe balsam trendafili te perzier me dyll te shkrire te qirinjve ndihmon gjithashtu ne sherimin e pleuritit. Kena ndihmon gjithashtu ne sherimin e varioles ne stadin e saj fillestar. Kjo behet ne kete menyre: pjesa e pasme e thembres se femijes lyhet me kena, dhe kjo do te pengoje perhapjen e metejme. Ky trajtim eshte i njohur mire dhe eshte trajtimi me i pergjithshem ne rastin e varioles. Kur gjethet e kenase vihen ne rroba te leshta, ato marrin ere dhe e ruajne nga tenjat. Kur gjethet e kenase njomen ne uje te fresket ne perpjesetim 20:10 drame sheqer, pastaj kullohen, kjo tretje pihet per cdo dite dhe kura zgjat 40 dite; nese mishi i qengjit zihet ne kete tretje dhe perdoret 40 dite, ai ndihmon ne sherimin e lebres ne stadet e saj fillestare. Balsami i kenase mund te perdoret gjithashtu ne sherimin e thyerjes se thonjve. Kjo behet si vijon: pihet uji qe kullon prej gjetheve te shtrydhura te kenase. Kjo kure zgjat dhjete dite. Pasta e kenase ndihmon ne mirembajtjen e thonjve dhe zbukurimin e tyre. Perzierja e pluhurit te kenase me gjalpe te perpunuar ndihmon gjithashtu ne sherimin e enjtjeve te nxehta qe i shkakton vreri i verdhe.
Kur perdoret si kompresa te ngrohta, ky ilac ndihmon ne sherimin e kromes dhe zgjebes. Kenaja ndihmon edhe ne rritjen e flokeve, rrit freskine rinore, permireson te paret, rrit nxitjen seksuale dhe eshte e dobishme ne sherimin e kallove, pucrrave dhe te thateve ndermjet kembeve. Lidhur me kete teme, ne Sahihun e Buhariut eshte shenuar qe nje njeri i ishte ankuar te Derguarit te Zotit , salaAllahu alejhi we selem, per nje dhembje ne kembe, kurse ai i kishte thene: “Lyeji me kena”. Ebu Davudi ka treguar se i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ka thene: “Nuk ka bime me te dashur per All-llahun se druri i kenase”.

Categories

Archives