Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SHERIM ME KURAN – RUKJE

SHERIM ME KURAN – RUKJE

SHERIM ME KURAN – RUKJE
Dije se të gjitha ajetet që lexohen për shërim, lutjet dhe rukjet e ndryshme që kanë ardhur në Kuran dhe Sunet, janë të dobishme dhe shëruese në vetvete, por megjithëkëtë ato kërkojnë pranim nga zemra dhe vendosmëri të fortë nga i sëmuri. Me fjalë të tjera, njeriu duhet ta lidh zemrën e tij me Krijuesin e saj, t’i lutet vetëm Atij që ta shërojë atë, dhe të jetë i bindur se shërimi është në Dorë të Allahut, dhe nga ilaçet më të mira për shërim është Libri i Allahut.

Duke qenë se zemra i nënshtrohet Allahut dhe e pranon kuren me Librin e Tij, dhe njeriu ka vendosmëri të fortë në kurimin me Librin e Allahut dhe me lutjet pejgamberike, atëherë njeriu shërohet me shërim të plotë nga Allahu i Madhëruar, sepse në këtë rast ka ndodhur ajo që ka thenë Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem):

“Për çdo sëmundje ka ilaç, dhe nëse qëllohet ilaçi i sëmundjes, njeriu shërohet me lejen e Allahut.” [Muslimi, 2204].
Muslimani duhet të lexojë sa më shumë Kuran, ose të degjojë sa më shumë Kuran nëse nuk mund të lexojë, dhe të përpiqet sa më shumë që të mësojë të lexojë Kuranin arabisht, sepse kështu ai ruan veten dhe shtëpinë tij nga çdo e keqe dhe e lidh atë me Allahun e Madhëruar, dhe kështu nuk mbet më vend për të keqen, as për stres e as për sëmundje, as për magji e as per xhin, por vetëm për engjej e për hajër, e Allahu është Ai i cili e ka në dorë suksesin,prandaj lutjuni Allahut sa më shumë.

Categories

Archives