Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shërim me Kuran kundër kancerit (Rukje kundër kancerit)

Shërim me Kuran kundër kancerit (Rukje kundër kancerit)

Kurani është shërim për besimtarët. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Ai (Kurani) është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta.” [Fussilet, 44] Dhe thotë: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” [El Isra, 82].

Allahu nuk ka zbritur nga qielli ndonjë shërim më të dobishëm, më gjithëpërfshirës, me madhështor dhe me efektiv për heqjen e sëmundjes se sa Kurani, i cili është shërim për zemrat nga sëmundja e injorancës, e dyshimit, e pasigurisë, etj. Do të mjaftonte vetëm surja “El Fatiha” për t’u kuruar me të nga çdo sëmundje e shpirtit dhe e trupit, nëse njeriu do ta praktikonte ashtu si duhet kurimin me të.

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem)ka thene: “Për çdo sëmundje ka ilaç, dhe nëse qëllohet ilaçi i sëmundjes, njeriu shërohet me lejen e Allahut.” [Muslimi, 2204].

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Video-audio rukje kundër sihrit

Categories

Archives