Tuesday, 30/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shërbimi “Twitter pa Internet” së shpejti në tregjet ndërkombëtare


Shërbimi “Twitter pa Internet” së shpejti në tregjet ndërkombëtare


Twitter së shpejti do të jetë në dispozicion për disa përdorues të pajisjeve celulare pa qasje në internet, sipas Reuters.

tviter

Twitter është bashkuar me U2opia, një firmë me bazë Singapor që ofron aplikime për pajisjet celulare, për të sjellë shërbimin e saj për përdoruesit që nuk kanë telefona që lidhen me internetin.

Përdoruesit duhet të shtypin një kod të thjeshtë dhe më pas do të kenë qasje në Twitter nga zonat e tyre përkatëse.

Një zëdhënës i Twitter konfirmoi partneritetin për Mashable, por nuk komentoi mbi se sa përdorues ndërkombëtarë do të kenë qasje në shërbimin e ri.

Sipas Reuters, përdoruesit do të kenë qasje vetëm në disa tema, që do të thotë se shumica e cicërimave nuk do jenë të disponueshme.

Facebook ka një partneritet të ngjashëm me U2opia, ashtu si edhe Google Talk. Versioni i ri i Twitter pa internet do të jenë në dispozicion në tremujorin e parë të vitit 2014, sipas Reuters.

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Frenimi i krimeve kibernetike

Categories

Archives