Sunday, 19/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Sherbela (Salvia Officinalis) është antibiotik natyral



Sherbela (Salvia Officinalis) është antibiotik natyral

E njohur si përbërës në çaj, sherbela ishte shpëtim për shumë lloje të infeksioneve. Lista e sëmundjeve apo infeksioneve, në të cilat kjo bimë mund të ndihmojë është e gjatë.

Dhuron shije të këndshme për shumë gjella, por është edhe pjesë e shumë kremrave për rrezitje, si dhe në shamponet kundër zbokthit.

Kuzhinierët e sugjerojnë si përbërës të veçantë derisa gatuani mish pule apo peshku.

Çaji i gjetheve të kësaj bime përdoret te infeksionet e fytit, infeksionet e organeve të brendshme, te të djersiturat e tuberkulozit. Nëse e shikojmë në bazë të spektrit mjekësor, atëherë lirisht mund të konstatojmë se sherbela është një antibiotik i një spektri të gjerë.

Përdoret edhe në rregullimin e djersitjes, te çrregullimet menstruale, pastaj forcon nervat, pastron mëlçinë dhe më tutje pohojnë se gjethet e kësaj bime kanë një vend të posaçëm, si në mjekësinë popullore-tradicionale, po ashtu edhe në mjekësinë bashkëkohore.20141013120818332577





Këtë bimë nuk e përdorin vetëm mjekët popullorë, edhe shkenca moderne ka dëshmuar se sherbela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhorë.

Gjithashtu sherbela ju ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, redukton nivelin e glukozës në gjak, dhe përmirëson kujtesën, duke “luftuar” sëmundjen e Alzheimerit. Kjo bimë ka pasur përdorim që në lashtësi për shkak të efekteve kuruese.

Ajo mund të përdoret për shërimin e aftit, erës së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbëzimit të mishit të dhëmbëve. Nëse dëshironi që të keni një organizëm të shëndetshëm, konsumoni çdo ditë sherbelën si çaj.





Categories

Archives