Thursday, 18/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shenjat që paralajmërojnë praninë e cisteve në vezore, ja rastet kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

Shenjat që paralajmërojnë praninë e cisteve në vezore, ja rastet kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

Kistet janë qeskëza të mbushura me lëng brenda ose në sipërfaqe të vezores. Gruaja ka 2 vezore, secila prej tyre në madhësinë dhe formën e një bajameje, të vendosura në secilën anë të mitrës. Qeliza veze zhvillohet dhe piqet në vezore dhe çlirohet çdo muaj në mënyrë ciklike gjatë jetës riprodhuese. Shumica e grave bëhen me kiste të paktën një herë gjate jetës së tyre. Shumica e kisteve vezoriale shoqerohet me pak ose aspak probleme dhe nuk janë të rrezikshme. Pjesa më e madhe e tyre zhduken pa trajtim në pak muaj.
Simptomat
Shumica e kisteve nuk japin simptoma, por nëse ka ato përfshijnë :

• Çrregullime menstruale
• Dhimbje Pelvike – një dhimbje konstante ose të herë pas hershme të bezdisshme dhe që përhapet në regjionin lumbar ose në kofshë.
• Dhimbjet nisin para ciklit dhe mbarojnë me të.
• Dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale
• Dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve apo shtypje te zorrët
• Të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, të ngjashme me ato të shtatzënisë.
• Ndjenjë rëndese apo mbushjeje të barkut
• Shtypje në zorrën e trashë apo në fshikëzën e urinës çka çon në urinim më të shpeshtë apo vështirësi në zbrazjen e plote të saj.
Kur duhet kërkuar ndihma mjekësore?

• Në rast dhimbjeje të fundit të barkut të menjëhershme dhe të forta
• Dhimbje të shoqëruar me ethe dhe të vjella
• Kur ka shenja të shokut si p.sh : ftohje të trupit, shpeshtim të frymëmarrjes, dobësi, lëkurë e ftohte dhe e lagësht.livin.al

Categories

Archives