Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shenjat e vdekjes

Shenjat e vdekjes

Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se i dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Allahu i Madhërishëm thotë: “Shpërblimi i robit tim besimtar, kur t`ia marr të dashurin e tij nga banorët e kësaj bote, e ai bën durim për të, duke llogaritur shpërblim, është me xheneti.” Transmeton Buhariu.

  1. Largimi i të zezës së syrit.
  2. Përkulja e majave të gishtave të këmbëve.
  3. Mos peshimi dot i duarve ( i lëshohen dhe i lirohen).
  4. Drejtimi i shikimit nga qielli.
  5. Ftohja e majave të duarve dhe e këmbeve.
  6. Përthyerja e majës së hundës.
  7. Futja brenda e pulpës së veshit.
  8. I ngrin nofulla e poshtme dhe i mbetet goja hapur.

Është mirë që personit në prag të vdekjes t`i përkujtohet shehadeti. I dërguari (alejhi selam) ka thënë: “Kush e ka fjalën e tij të fundit “La ilahe il Allah do të hyjë në xhenet.”                                                           Transmeton Ebu Daudi.

Pasi të sigurohemi për vdekjen e personit është detyrë të veprohet si më poshtë :

  1. T`i mbyllen qepallat e syve nëse i kanë mbetur hapur.
  2. T’i lidhet menjëherë një rrip (lecke) nën nofullën e poshtme dhe i lidhet mbi kokë, në mënyrë që të mos i mbetet goja hapur.
  3. T`i lëvizen kyçet (e duarve dhe të këmbëve) në mënyrë që të jetë i lehtë  për t’u lëvizur kur të lahet.
  4. T’i mbulohet i gjithë trupi me një copë.
  5. Të shpejtohet në përgatitjen e tij, se ai tashmë është nga banorët e ahiretit.
Një shkrim tjetër i dobishëm  SI E TRET STOMAKU USHQIMIN?

Categories

Archives