Thursday, 15/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shenjat e para që tregojnë bllokimin e arterieve



Shenjat e para që tregojnë bllokimin e arterieve

Mpiksja e gjakut mund të jetë e dëmshme dhe të dëmtojë mushkëritë dhe organe të tjera, duke e bërë gjendjen më fatale në disa raste.

Madje, disa njerëz janë më të rrezikuar nga ky problem, prandaj duhet që të kuptoni shenjat e para dhe të shmangni faktorët që mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut në vena më të thella.

Disa nga shenjat e para që e paralajmërojnë këtë gjë janë ënjtje në njërën gjymtyrë, dhimbje të këmbëve ose krahëve, vena të kuqe në lëkurë, dhimbje të kraharorit, probleme me frymëmarrjen etj.

Mpiksja e gjakut





Kur plagoseni, gjaku duhet të mpikset në mënyrë që të ndalojë gjakderdhja dhe kjo është një gjë e mirë për trupin. Por, ka raste kur gjaku mpikset kur nuk duhet dhe mund të shkaktojë probleme serioze, sidomos nëse formohen në venat më të thella, afër muskujve.

Kur gjaku mpikset në sistemin më të thellë, mund të jetë i rrezikshëm. Kjo mpiksje e gjakut quhet ndryshe trombozë e venës së thellë, ose DVT. Ajo pengon qarkullimin e gjakut në organet e tjera të trupit. Gjërat bëhen më serioze nëse mpiksja kalon në mushkëri. Mund të shkaktohet embolizmi pulmonar (PE), mpiksja që pengon organet më vitale të marrin oksigjenin dhe gjakun e nevojshëm.