Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shenjat e natës së Kadrit


Shenjat e natës së Kadrit


 

Dije, o ti rob respektues, Allahu të ndihmoftë e të përkrahtë me Ndihmën e Tij, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka përshkruar me disa  cilësi mëngjesin e natës se kadrit, me qëllim që muslimani ta dijë se cila natë është ajo:

Transmeton Ubej (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Mengjesin e natës se Kadrit, dielli lind pa rrezatim, sikur të ishte tas, derisa të ngrihet lart.”Transmeton Muslimi (762).

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë:
Përmendëm një herë Natën e Kadrit te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai tha:
“Cili nga ju e kujton hënën kur lind? Kur është në formën e gjysmës së koshit?”Transmeton Muslimi (1170).

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Nata e Kadrit është natë bujare, e lirshme, as e nxehtë e as e ftohtë. Në mëngjesin e saj dielli lind i dobët dhe me ngjyrë të kuqe.
“Transmeton et Tajalesi (349), Ibën Huzejme (3/231) dhe el Bezar (1/486). Zinxhiri i tij është i mirë.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Gjërat që e prishin agjërimin

Categories

Archives