Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shenjat e goditjes nga mësyshi

Shenjat e goditjes nga mësyshi

Forca e mësyshit dhe hasedit:
Mësyshi dhe hasedi kanë një forcë të jashtëzakonshme të cilën nuk arrijnë ta parafytyrojnë dot shumë prej njerëzve, ajo mund të arrijë derisa të thërmojë dhe malet. Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mësyshi është i vërtetë, rrëzon dhe malin e lartë.” (Sahihul Xhami’ë: 4146)
Mësyshi mund të godasë me shpejtësi dhe në një largësi shumë të madhe dhe ndikimi i tij mund të vazhdojë për vite me rradhë.
Mësyshi mund të ndikojë në çdo aspekt të jetës si p.sh.: Në zgjuarsi, në përqëndrim, rrisk, punë, bukuri, flokë, trup, ngjyrën e lëkurës, besim, adhurime, turp, sinqeritet, moral, thjeshtësi, harmoninë në familje, shtatzani, edukimin e fëmijëve. Ai bën të ngordhin kafshët ose shpendët, të prishen dhe digjen pemët, të prishen makinat, aparaturat e ndryshme dhe gjithçka tjetër.

Shenjat e goditjes nga mësyshi:
Goditja nga mësyshi shoqërohet nga shumë shenja të cilat nuk mund t’i njohë askush më mirë sesa mjekuesi që merret me rukje. Kjo për shkak të rasteve të shumta që ka parë dhe ka dëgjuar nga të sëmurët, gjë që ka bërë të ketë një eksperiencë në këtë fushë. Por këtë fakt e mohojnë shumë të pa informuar, siç ka përmendur dijetari i madh Ibnul Kajjimi kur thotë: “Kjo është shkencë të cilën nuk e njeh askush përveç disa personave të veçantë, ndërsa injorantët e mohojnë këtë fakt. Ndikimin e tyre dhe lidhjen që kanë me natyrën nuk e njeh askush përveç atyre të cilët e kanë gjetur shijen e kësaj shkence”. (Bedaiul Feuaid 2:367.)

Categories

Archives