Thursday, 14/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shenja Rabaa, 100 milion foto profili

Shenja Rabaa, 100 milion foto profili

(u186u)rabia_logo-jpg20130820171024-1-jpg20130820180934

“Shenja Rabaa (Rabia), e cila bëhet me ngritjen e katër gishtërinjve, është bërë simbol i masakrës në Rabaa el-Adevije në Egjipt, ku protestat anti-puçiste zgjatën më shumë se gjashtë javë.

“Rabaa” e cila në arabisht ka kuptimin “katër” është bërë shenjë kundër grushtit të shtetit në Egjipt. Vetëm disa orë përpara masakrës së 14 gushtit, protestuesit i kërkuan botës respekt për votat e tyre duke ngritur katër gishta.

Së pari, një faqe interneti e quajtur “R4bia.com” u themelua brenda fushëveprimit të një fushate të udhëhequr nga aktivistët në Turqi, dhe më vonë një hashtag i ‘Whatisr4bia’ u themelua në Twitter.

Shenja Rabaa është bërë fenomen global, për të cilin treguan interes të gjithë qytetarët e botës, nga Azia në Evropë dhe nga Afrika në Shtetet e Bashkuara.

Mijëra turq dërgonin mesazhe mbështetëse anti-grusht-shtetit në demonstratat e mbajtura në Egjipt nëpërmjet “Whatisr4bia” hashtag. Një numër i madh i përdoruesve kanë shpërndarë mijëra fotografi në të cilat ata bëna “shenjën Rabaa”, Përveç faqeve të lajmeve, dhjetëra kanale turke kanë krijuar fushata për vetëdijësimin ndaj kundërshtimit të masakrës.

Mijëra përdorues në Pakistan, Irak, Egjipt, Malajzi Indonezia, Kosove, Bosnjë-Hercegovinës etj, shkruanin nën hashtag “Whatisr4bia”.

“Shenja Rabaa”, e cila është përdorur si një simbol nga Egjipti drejtuar botës, po përdoret masivisht si foto profili në mediat sociale. Numri i atyre që përdorin shenjën Rabaa si foto profil është raportuar të jetë mbi 100 milion.

/mesazh

Categories

Archives