Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shenja ne trafik


Shenja ne trafik


shenja ne trafik

SHENJA NË TRAFIK

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Paqa dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ju !
Këto janë disa shenja të trafikut,të cilat desha t’i sjellë në një formë tjetër nga ajo që jemi mesuar t’i shohim zakonisht,në mënyrë që të perfitojë çdokush që i lexon..!

Ndal me veten o njeri dhe llogarite mirë për lëhimet që i ka bërë në raport me Allahun,Krijuesin e tij,dhe thuaj: O shpirti im! Pashe Allahun pendohu para se të mos kesh mundësi për tu penduar…! Mjaftë më o shpirtë me ato epshe dhe mëkate…!

NDALIM RRETHI – QARKU!

O musliman…Nisu për në rrugë kah Allahu s.w.t duke u penduar dhe bërë mirë dhe mos u kthe pas që të humbësh pas udhëzimit,por,lute Allahun s.w.t për pendim,vendosmëri në fe dhe ngulmëri në të vërtetën.Cdoherë përserite duanë” …!!” O Allahu im! O Rrotullues i zemrave dhe shiqimeve! M’a përforco zemrën time në fenë Tënde!

NDALOHET HYRJA!

Mos hy në asnjë vend,i cili është shkak për t’i bërë Allahut s.w.t mëkat dhe mos vë hapa me këmbën tënde për t’i bërë mëkat Krijuesit tënd” Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.( Isra 36)
Ditet sillen ndërsa viten shkojnë…Bëhu kureshtar për shfrytëzimin e kohës në të mira,ibadetet dhe gjëra që të afrojne tek Allahu,Zoti i qiejve dhe tokës…Shpeshto leximin e Kur’anit para se të jeshë histori për ata që vijnë pas teje,të cilët perveq emrit tënd dhe ” Allahu e paste meshiruar! ,nuk permendin gje tjeter .

KUJDES!

Kujdes…Sepse shejtani t’a zbukuron rrugën derisa të të shpie në humnerë …! Mbrohu me Allahun s.w.t dhe kërko ndihmë prej Tij nga djalli i mallkuar si dhe gurezoje atë me ajetet e ashpëra sepse kurtha e shejtanit është e dobet…!

VEND PER LIDHJE-THIRRJE TELEFONIKE!

Cdoherë të jeshë në lidhje me Allahun s.w.t,duke falur namazin,bërë dhikr-përkujtuar Allahun dhe duke bërë dua…apo çdo gje që i forcon lidhjet tua me Allahun s.w.t.
Nese të brengos dic shpejto të lidhesh -jesh në kontakt me Allahun s.w.t (duke falur namaz) sepse Ai është Ndihmëtari më i mirë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si ta lus Zotin?

NDAL!

Ndalu para se t’a fillosh cdo punë dhe pyete veten: A thua vallë është kjo më mire për mua? A është për hirë të Allahut s.w.t? Apo bëhet për hire të njerzve…!

PERPARA KE RRUGE TE NGUSHTE!

Ke kujdes!…Përpara ke rrugë të ngushtë,nuk zë më shumë sesa një njeri me qefin…Lute Allahun s.w.t të jesh prej atyre që iu zgjerohet vendi i tyre dhe pastrohen mëkatet e tyre me ujë,borë dhe akull,dhe mundohu për këtë….Kërko mbrojtje nga Allahu s.w.t prej errësirës,ngushtimit…dhe puno për këtë vend që të të zgjerohet…!

KTHESE E DETYRUESHME!

Ti je i obliguar të ecësh rrugës së vepërmirëve,duke zbatuar fjalën e Allahut s.w.t”Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni.”( Hud 112)

KALIM KEMBESORESH!

Zgjidhe shokun tëndë në këtë udhëtim të dunjasë(dunjallor) sepse shoku është tërheqës ( për në zjarrë apo xhennet) dhe dije se miqte do të jene armiq të njeri tjetrit përveq të devotshmëve.
Për fund:Kjo ishte nje metodë e re,të cilën desha t’ua prezentoje juve zonja dhe zoterinjë besimtarë…
E lus Allahun s.w.t që t’ia shtoje të mirat cdokujt që e përhapë apo shpërndan këtë!

Dunjaja,
nëse ke në të ç’të duash
të hedhë-shpie në mëkate
nëse vesh në të cka të duash
të shpie në humbje
nëse cdo gjë të duket e mirë në të
ajo vetë t’a përkujton fundin
nëse të buzëqesh
të frikëson
sa varret hapen ndërsa ne nuk pendohemi
sa të sëmurin e kemi vizituar
por ne nuk jemi kthyer (penduar)
sa mbretit i është ngritur nami
por kur u ngrit…vdiq!

(Poezi e shkruar nga nje andaluzian)

Përshtati në gjuhen shqipe : Sedat Gani Islam

Tags:

Categories

Archives