Wednesday, 13/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shenja në rrugën e kërkimtarit

Shenja në rrugën e kërkimtarit

Shenja në rrugën e kërkimtarit
Nëse njeriu kërkon të dijë a është duke u ngjitur drejt suksesit,ka shenja të veçanta që mund ta ndihmojnë atë për të caktuar progresin e tij.
1. Sa më i ditur që të bëhesh,aq më përulur e i mëshirshëm tregohesh me të tjrët.Mendo për një perlë të çmuar; sa më e rëndë dhe e shtrenjtë të jetë,aq më thellë ndodhet ajo në oqean.
I urti e di që ndonëse dija është dhunti,Allahu e sprovon personin të cilit ia jep atë.Kur është mirënjohës për dhuntinë e dijes,ai do të ngjitet në shkallë të larta.
“….All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri…..”( Muxhadele,11)
2. Sa shumë vepra të mira të kryesh,aq më i kujdeshëm dhe i ruajtur bëhesh,në kuptim që nuk ndjesh i siguruar ndaj gabimit,si p.sh.,rrëshqitja e gjuhës dhe ndryshimi i zemrës.Atëherë je në gjendje vetë-kontrolli dhe vetë-kujdesi.Kjo i ngjan zogut të vëmendshëm; saherë ulet mbi një pemë,ai menjëherë fluturon te një tjetër,i frikësuar nga gjahtari dhe plumbi i tij.
3. Sa më tepër plakesh,aq më pak lakmiqar bëhesh ndaj kësaj bote,sepse e di mirë se koha së shpejti do të të mbarojë.
4. Sa më i pasur të bëhesh,aq më më bujar duhet të jesh me njerëzit.Muslimani i pasur duhet ta kuptojë se pasuria e tij është një amanet që i është dhënë,dhe se Allahu po e sprovonë me të.
5. Sa më pozitë të lartë të kesh në shoqëri,aq më i afërt duhet t’u jesh njerëzve të thjeshtë,duke treguar modesti dhe duke ua plotësuar nevojat.

Categories

Archives