Tuesday, 24/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shen Gjergji

Shen Gjergji
stop shqip.svg
“Shën Gjergji”, e cila festohet në mbare Kosovën
dhe e cila nuk ka të bëjë aspak me fenë e
muslimanëve, madje edhe si festë shënon ngjarje e
ndodhi, lidhet me personalitete, që kanë luftuar
fenë Islame, e kemi parë të udhës që në shenjë
përkujtimi t’ua sqarojmë vëllezërve dhe motrave
muslimane realitetin e kësaj feste. A është feste e
muslimanëve? A lejohet të festohet? Nëse jo për
ç’arsye?, dhe gjera tjera përkitazi me të. Ajo që na
ka shtyrë t’i qasemi kësaj teme ka qenë pikërisht
fakti se kjo feste, ndryshe nga te tjerat, paraqet një
rrezik shumë herë më të madh për besimin e
muslimanit. Derisa festat tjera janë të dëmshme për
moralin, personalitetin dhe dinjitetin e muslimanit,
kjo festë në mënyrë të drejtpërdrejtë prek besimin e
muslimanit, dhe mu për këtë, këtë dite e kam
konsideruar ditën, që Allahut i bëhet mëkat dhe
përkujtohet fillimi i mëkatit më të madh, shirkutidhujtarisë
.
Historia e festës se Shën Gjergji-t
Shën Gjergji edhe pse si feste njihet me këtë emër,
ai ishte një kalores, i cili u vra si martir në vitin 303
të erës sonë (pas lindjes se Isaut, alejhi selam) në
mbrojtje të përhapjes se fesë së krishtere. Të
krishterët të pasionuar pas këtij njeriu “te madh”
emërtonin fëmijët e tyre me këtë emër, madje gjate
luftërave të kryqëzatave, lufta kundër fesë islame,
njeri nga “heronjtë” e tyre njihej me emrin Gjergj,
dhe për ta vërtetuar me një fakt shumë modest se si
kjo feste bie ndesh me parimet e fesë se muslimanit
dhe shënon datat e atyre që luftuan kundër fesë se
Allahut, shohim se në Skoci deri në shek. XX nëpër
fshatra organizoheshin lojëra me rastin e kësaj feste
ku zakonisht dy kalores luftonin përballë njeri
tjetrit, por njeri ishte Shën Gjergji e tjetri
Musliman. Para se të kalon në piken tjetër të temës,
vëlla musliman me lejo të të pyes: Tani a e di se
çfarë ke festuar dhe feston?
Shën Gjergji, nga vet emri i saj kuptohet se nuk
është islame
Shën Gjergji apo Gjergji i Shenjte nga vet emri nga
bën të kuptojmë se nuk është islame ngase në Islam
nuk ka Gjergj, nuk ka të shenjtë, nuk ka festë me
emër apo datë të tillë. Dhe derisa nuk është festë
islame, atëherë përse muslimani ta festojë festën e
huaj?! A thua vallë nuk ka festa të tij?! Tek në
muslimanët festat janë shënime fetare te caktuara
nga Ligjvënësi, Allahu, e të kumtuara nga
Pejgamberi alejhi selam. Kur Muhammedi, alejhi
salatu ve selam shkoi ne Medine, kishte parë se
muslimanët festonin dy ditë, në të cilat
argëtoheshin. Kur i pyeti për urtësinë e atyre ditëve,
ata i thanë se ato ishin nga tradita e periudhës
paraislame të tyre. Ai i ndaloi që t’i festojnë ato ditë
dhe iu tha shumë qartë: “Allahu ua ka ndërruar
këto dy ditë me dy më të mira: Ditën e Fitër
Bajramit dhe Ditën e Kurban Bajramit”. Madje,
edhe në rast se ndonjë festë fetare ndërlidhet me
ndonjë fe tjetër, prapëseprapë, në kemi segmente,
që na bëjnë të dallohemi prej tyre. P.sh: Agjërimi i
Ditës së Ashurës, edhe pse është festë, që e
shënojnë edhe çifutet, megjithatë, ata lozin,
stolisen, zbukurohen, ndërsa ne vetëm agjërojmë.
Shën Gjergji dhe shenjtërimi i njerëzve
Thamë më parë se Shën Gjergji ka kuptimin Gjergji
i Shenjte dhe në bazë të parimeve kishtare, jo
krishtere, mund të bësh çka të duash; shenjtëro e
mallko, ndero e poshtëro, nuk ka dert…Papa ka të
drejtën e shenjtërimit të atyre që do. Kemi pare
kohëve të fundit lajmin nga Papa Benedikti XVI
për shenjtërimin e paraardhësit të tij, Papës Gjon
Pali II. Ndërsa në Islam hoxha nuk ka statutin e
shenjtërimit të askujt, madje jo vetëm hoxha, por as
Pejgamberët nuk kanë patur të drejtën që të
cilësojnë diç të shenjte pa leje paraprake nga
Allahu i Madhëruar. Tek ne njeriu sado që të jetë i
devotshëm, adhurues, bamirës, besnik, ai meriton
respekt, lëvdate, nder, por assesi dhe në asnjë
mënyrë shenjtërim. Na mjafton shembull
personaliteti i njeriut me të dalluar në faqen e
dheut, Pejgamberit më të nderuar, Muhammedit,
alejhi selam, i cili nuk pranonte një gjë te tille për
vete.
Festimi i kësaj feste dhe rreziku për përkatësinë
tone islame
Kjo feste zakonisht festohet me datën 5 maj të çdo
viti. Shumë njerëz, me dije e pa dije, mblidhen te
teqet, tyrbet, varrezave të “evlijave”, për të kërkuar
shërim nga të vdekurit. Therin kurbane, vëzhgojnëfërkojnë
trupin për gurëve të varrezave, spërkasin
vetën dhe familjet herët në mëngjes me ujë me
hithra, venë dege pemesh neper shtëpi kinse për t’i
mbrojtur nga magjitë, fëmijëve iu venë penj të kuqe
të bardhë në duar, e marrëzira të shumta. Festimi i
kësaj feste tanimë ka marrë edhe një karakter tjetër.
Shumë të rinj e të reja mblidhen në vende të
ndryshme, përgatisin ushqime, lozin, këndojnë,
harrojnë Allahun, harrojnë fenë, bien në
prostitucion, vjedhin, kacafyten e ndoshta edhe
vriten ndërmjet vete, e kështu me radhe. Kjo feste
në mes tjerash shënon edhe kryqëzatat dhe
fetarisht, çdokush që gëzohet për disfatën e
muslimanëve, ai është munafik. Kjo festë me këto
rite na përkujton fillimin e shirkut-pabesimit. Është
shume i fshehte kështu që ndodhë të mendosh se
një gjë është e thjeshte ndërsa ajo ta shkatërron
fenë. Thotë Pejgamberi, alejhis selam: “O ju njerëz
frikësohuni nga shirku sepse ai është më i fshehte
sesa të ecurit e buburrecit. I thanë: Si te
frikësohemi kur ai është me i fshehte se të ecurit e
buburrecit? Tha: Thuani: O Zot na ruaj nëse të
bëjmë shirk me dije dhe të kërkojë falje nëse e bej
dije “. Kjo fest ta shkatërron fenë dhe tërë veprat që
kë bërë. Thotë Allahu: E kush mohon (tradhton)
besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në
botën tjetër është prej të shkatërruarve …”
(Maide 5). Është prej mëkateve që nuk falen. Thotë
Allahu: “Është e vërtetë se All-llahu nuk falë
(mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati),
të tjerat i falë atij që dëshiron”. (Nisa 116).
Nuk arsyetohet ai edhe nëse pretendon se i ka
konsideruar ata të vdekur si ndërmjetësues tek
Allahu. Thotë Allahu: “Ne nuk i adhurojmë ata
për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allllahut,…”.
(ez Zumer, 3). Ata edhe pse i marrin si
të tillë megjithatë nuk do t’iu bëjnë aspak dobi.
Dashuria e tepërt ndaj njerëzve duke i ngritur në
kult, duke i madhëruar me fjale dhe me zemër është
konsideruar pabesim-shirk. Thotë Allahu: “Thuaj:
Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata
nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk
mund ta mënjanojnë”. (Isra, 56)
Formalitetet jo rrallë janë fatale për besimin e
njeriut. Vënia e patkonjve në derë, spërkatja me
ujë, rruazat kundër mësyshit, penjtë në dorë, regjja
me hithra, e gjëra tjera, fatkeqësisht të përhapura
tek ne, janë gjera që ardhmërinë e Ahiretit ta
shkatërrojnë. Pejgamberi alejhi selam kishte parë
një shok të tij me një pe në dore dhe e kishte pyetur
përse e mbante atë. Për të më mbrojtur!-iu kishte
përgjigjur. Duke ia sqaruar rrezikun e tij peri,
respektivisht, besimit në ndikimin e atij peri,
Pejgamberi, alejhi selam i tha: Nëse vdes në një
gjendje të tillë, ai kurrë nuk do te shpëtojë!
– Therja e kurbaneve bëhet vetëm për Zotin, dhe
unanimisht, kush therë ndonjë kurban për varr, put,
ose njeri, ai ka dalur prej feje dhe ka bere shirk te
madh. Thotë Allahu: “Thuaj: Namazi im,
kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht
për All-llahun, Zotin e botëve”.
Në këtë ajet shume qartë vie në pah elementet kyçe
të Islamit, e që janë: adhurimi, therja, jeta dhe
vdekja vetëm për Allahun.
– Varri i Muhammedit, alejhi selam nuk adhurohet.
Pejgamberi, alejhi selam ishte shume i ashpër në
këtë aspekt dhe kishte thënë: “O Zoti im mos lejo
që varri im të behet idhull, ku do të luten në të.
Allahu hidhërohet prej një populli, të cilët varret e
pejgamberëve të tyre i shndërrojnë ne xhami”.
Pejgamberi, alejhi salatu ve selam, kishte lajmëruar
se: “Njerëzit më të këqij, që Kiameti do t’i zë janë
ata, që varrezat i shndërrojnë në xhami”. Te gjithë
dijetaret islamë njëzëri kanë pohuar se ndalohet
puthja apo fërkimi i gurëve te varreve të
pejgamberëve apo dëshmorëve, me përjashtim të
gurit të zi, haxheru’l esvedit, në Qabe, për të cilin
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, me rastin e
puthjes se tij tha: “Ti je guri, nuk bën dëm dhe as
dobi, dhe sikur të mos e kisha parë Pejgamberin,
alejhi salatu ve selam duke të puthur, nuk do të
puthja as unë ty”.
– Kjo festë sikur na përkujton dredhitë, mashtrimet
dhe malverzimet e disa njerëzve të prishte, të cilët
për qëllime komerciale janë në gjendje të bëjnë çdo
gjë. Njeri prej tyre kishte qenë në një udhëtim me
gomar dhe gjate rrugës gomari i ngordhë. Nuk
kishte para ta vazhdonte rrugën dhe çfarë bëri, për
t’i mashtruar shtresën e paarsimuar të shoqërisë, e
varrosi gomarin dhe rrinte buze varrit. Kur njerëzit
kalonin pranë tij e pyesnin: Cfarë ke? Përse
mërzitesh kaq shume?, ngase ai shtirej se mërzitet,
ai ua kthente: Këtu është varri i një evlijaje.
Njerëzit fillonin të linin para dhe kështu ai u
pasurua. Më vonë e kuptuan se aty nuk kishte njeri
të varrosur porse ishte një gomar i ngordhur dhe se
njeriu i kishte mashtruar.
– Nëse shkon në tyrbe apo tek ndonjë varr për te
kërkuar fëmijë dije se ke gabuar shumë ngase ajo
që të ka ndodhur ty iu ka ndodhur edhe
pejgamberëve të Allahut. Thotë Allahu: “Vetëm i
All-llahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai
krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që
do; e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë
çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa
fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm”.
(Shura, 49-50). Për me shume shih se si Ibni
Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në koment të këtij
ajeti ka dhënë një mund të lëvduar. Ai duke
komentuar në mes tjerash përmend: “…Ai i jep kujt
të doje dhe nuk i jep kujt të do; nuk ka pengues për
atë qe donë ta jap sikurse që nuk ka marrës për atë
që nuk e jep. Ai krijoi çdo gjë, “I jep kujt të doje
vajza”, d.m.th: I dhuron vetëm fëmijë vajza. “I jep
kujt të dojë meshkuj”, d.m.th: I jep vetëm fëmijë
meshkuj. “ose i jep çifte: meshkuj e femra”, d.m.th:
kujt të do prej njerëzve i dhuron fëmijë të përzier,
meshkuj e femra” e kë të do e le steril”, d.m.th: nuk
i lindin fëmijë fare. Kjo festë e rrënon mision e të
gjithë Pejgamberëve, alejhimu selam. Edhe nëse
nuk shkon në tyrbe por e feston në shtëpi ke bërë
mëkat të madh. Ngase njeriu të pajtoje më të keqen
kudo që të jete ajo është sikur të jetë pjesëmarrës i
drejtpërdrejtë në të. Pejgamberi, alejhi selam ka
thënë: “Nëse një njeri e mbyt një tjetër në lindje e
tjetri në perëndim pajton me të që të dy janë te
njëjtë në mëkat”.
Andaj vëlla dhe ti motër, kujdesin nga mëkatet,
edhe nëse janë të vogla. Kjo për arsye se mëkatet e
vogla janë paraardhes të mëkateve të mëdha, janë
mure të shtëpisë së madhe, që quhet Mëkat i madh,
janë parashenja të tyre.
Përgaditi: Sedat Islami
Një shkrim tjetër i dobishëm  Si ndryshojnë kohët!
Tags:

Categories

Archives