Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shembuj të hajmalive prezente



Shembuj të hajmalive prezente

Shembuj të hajmalive prezente

1. Ajo e cila u varet fëmijëve nga frika prej të marrurit mësysh.
2. Atë që e marin disa gra dhe e vendosin në domat e tyre apo nën jastëqet e tyre për t’u mbrojtur prej të marrurit mësysh, shqetësimit, apo për të sjellë dashurinë e burrit e të ngjashme.
3. Ajo e cila njihet si unaza e fejesës, pasi përveç asaj që ajo është e marrur nga të krishterët ajo gjithashtu mund të jetë prej shtigjeve të shirkut kur besohet se ajo është që bashkon emrat e dy të martuarve.
4. Vizatimet që varen në vetura, rruaza e të ngjashme për të larguar syrin e keq.
5. Ajo e cila njihet te futbollistët, të cilët e vendosin te parakrahu një mbështjellëse të caktuar ose e varin nëpër dritare, duke pretenduar se kjo ua sjell fitoren. Bile, ndoshta ajo që varet përmban ajete nga Kurani dhe ata vendosin nën këpucët e tyre.





Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Ai e cili e varë një hajmali mos ia plotësoftë Allahu atë për të cilën e ka varur dhe ai që e varë një edeah mos i dhëntë qetësi e rehati!” (Transmeton Ahmedi, Hakimi, i cili e konsideron si të saktë dhe me të pajtohet edhe Dhehebiu)