Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shekull i ndotur..!!


Shekull i ndotur..!!


arber berisha

Ke ecur ndonjëher pranë ndonjë trotuari,ku rrotull teje sheh kazanë të plehrave dhe njerëz që hedhin bërllogun vend e pavend pa pasur nivelin e kulturës.Rrugës duke ecur një ditë një grua lëshoi një letër mu në mes asfalti shoku që kisha pranë i tha zonjë të ka rënë një lëtër jo tha e hedha vet se skishte vlerë,po aman si hedhet letra e mbështjellëses së faculetave-pallomave mes rrugës, çfar edukate është kjo në kryeqytet se??. Befas mu kujtua hadithi dhe mësimet e Muhamedit a.s : Kush e sheh një te keqe le ta ndryshon me dorë nese nuk mundet me dorë me gojë nëse as me gojë le ta urrejë me zemër por kjo është më e dobëta e imanit.Intervenova dhe i thash më fal zonjë kjo nuk e ka vendin këtu e mora dhe në sy të sajë e hodha në kazanin e plehrave më të afërt.

Mbeturinat jane nje problem nga cilado anë të hedhim sytë. Edhe pse viteve të fundit janë ndërmarrë një sër iniciativash për të përballuar këtë problem, duket qartë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ky problem në vend që të zgjidhet, po bëhet më tepër alarmant. Përse?

Ndotja e mjedisit, është një problem i ditëve të sotme. Të gjitha veprimet që kryejmë gjatë ditës ndikojnë në shtimin e mbeturinave. Andaj nësë çdo njëri nga ne pastrojmë atë që vet e bëjmë do kemi një ambjent më të pastërt dhe më të shëndetshëm për shëndetin tonë.

Në 1978 një grup kerkuesish të Universitetit të Yales publikuan në revistën “Naturerezultatet e një studimi, ku konkluzionet ishin që “nuk ka asnjë të dhënë që ndotësit e ambientit shkaktojnë efekte mbi mushkëritë” dhe prandaj ” kontrolli i ndotjes nuk paraqet një prioritet në parandalimin e sëmundjeve të frymemarrjes”. Tani pas 30 vjetësh, siç e dimë të gjithë, të dhënat janë të tjera dhe tregojnë që ndotja ambientale është një shkaktar i rëndësishëm për sëmundjet e frymëmarrjes.

Shekulli XXI,është një shekull ku makinat po e shkatërrojnë çdo ditë e më shumë ambjentin,si dhe djegja masive e maleve dhe mos mbjellja e pemëve. Dihet se pemët kan një rol të frytshëm në pastrimin e ambjentit sepse ato thithin dioksidin e karbonit dhe çlirojnë oksigjenin e dobishëm për ambjentin dhe njerzimin andaj Muhamedi a.s i dërguari ynë thoshte : Nëse ësht duke u bërë kijameti dhe keni një fidan në dorë mbilleni atë.Edhe pse bota është zhytur në një hendek të madh të betonizimit ne duhet të mbjellim më shumë pemë e fidane të reja,të këmi një botë më të gjelbërt dhe më të shëndetshme për mushkritë tona dhe një ajër më të pastërt që e thithim vazhdimisht.

Kaos i madh është në viset tona shqiptare,ku kalojnë kamionë dhe mjete trasporti të rënda në rrugë mes qytetit dhe ku ka anash qytetarë kalimtarë duke na mundësuar të thithim me tonelata pluhur.Kazanët e plehrave janë vendosur por më kotë ku asnjë nuk i hedh në vendin e caktuar mbeturinat.Mbajtja pastër e mjedisit është detyrë dhe përgjegjësi e përbashkët andaj kërkon angazhimin e të gjithëve. Në qendër të veprimtarisë është ndërgjegjësimi i qytetarëve për mbajtjen pastër të mjedisit dhe hedhjen e diferencuar të mbetjeve urbane. Çdo njeri duhet të kontribuojë vullnetarisht në pastrimin e qytetit dhe fshatit ku jeton.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shteti që nuk e do dijen

Sot ne si musliman duhet të shikojmë si xhamitë tona të kenë më shum lulishte rrotull,si xhamitë të jenë të pastra por dhe shtëpitë tona ku ne jetojmë e gjallërojmë.

Allahu na urdhëron të vishemi bukur : O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje),..(El-Araf : 31),Veshja e bukur nuk nënkupton vetëm anën e pastërtis trupore por dhe veshjes dhe ambjentit ku ecim nga shtëpia në rrugë në xhami në punë  në shkollë,në universitet e kudo.

Çka duhet të bëjmë ne si musliman përfaqësues të punës së mirë në tokë :

1)Të marrim iniciativa për pastrimin e ambjentit me xhematet tona dhe shokët e studimeve apo bashkpuntorët kolegët e punës.

2)Të mos jetë vetëm një aksion njëher në vit pastrimi nga mbeturinat por ajo të jetë pjesë e pandarë e përditshmërisë sonë jetsore

3)Motër, vëlla, musliman,mos e hidh bërllogun mes udhës,mos pështyj mes udhës,nuk të ka hije je musliman.

4)Hadithet flasin për largimin e pengesave nga rruga : Transmentohet nga Ebu Hurejra r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë:“Largimi i pengeses nga rruga eshte sadaka(Vepër e mirë)”

5).Këshillo vetën e familjen që të jeni të kujdesshëm ta hidhni bërllogun në kazanin e plehrave dhe ta dërgoni në vendin e caktuar.

6).Duhanxhi mos pini duhan dhe mos hidhni bishtat e cigareve vend e pavend mos ndotni ambjentin ku vet jetoni se dhe tjerët i dëmtoni.

7).Nëse jeni në ambjent të hapur pasi të hash ushqimin mblidhi mbeturinat e hudhi në qese dhe futi ato në kazanin më të afërt të plehrave në vendin e caktuar se kjo është vepër e mirë dhe Allahu i don njerëzit e pastërt.

8)Haxhi i nderuar që ke mundësi financiare,ndërto ndonjë çesme,apo blej fidane e lule dhe rregullo oborrin e një xhamie apo medreseje apo shkolle.

9).Ka thënë pejgamberi a.s ; Pastërtia është gjysma e imanit,andaj o musliman ku e ke gjysmën e imanit tënd në reflektimin tënd dhe ambjentit ku ti jeton.

10).Allahu i shkatërroj shum popuj kur ata u zhytën në gjynahe dhe papastërti,si në ambjentalizëm dhe në moral sepse dhe kjo ëshët një lloj pa-pastërtie në vete kur përzihen shum gjene vjen deri tek shkatërrimi.Ashtu si në ambjent kur nuk kemi rregull dhe hidhen mbeturina,keset,xhamat,lëvoret e sendet që e stërmbushin me erë dhe llym ambjentin.

11).Në fund lusim Allahun xh.sh që të na bëj prej të pastërve,dhe të na mundësojë pastrimin e veteve tona ambjentit ku ne jetojmë e frymojmë,sepse kjo na sjell shëndet të rregullt dhe mendime pozitive e zhvillimore,pra kjo është estetika dhe një ndër vlerat që duhet ta karakterizojnë çdo musliman dhe muslimane dhe çdo njeri në përgjithsi.

image_pdf

Categories

Archives