Tuesday, 16/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SHEJTANI DËMTON FËMIUN E POSALINDUR:



SHEJTANI DËMTON FËMIUN E POSALINDUR:

SHEJTANI DËMTON FËMIUN E POSALINDUR:

Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Çdo fëmijë e prekë shejtani në ditën që e lindë nëna e tij përveç Merjemes dhe birit të saj”.
Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Çdo fëmijë kur ai lind, e therrë shejtani në të dy anët e tij me gisht, përveç Isaun të birin e Merjemes (nuk pat mundësi ta prek), shkoi që ta therri por ai therri vetëm mbulesën”.

Po ashtu Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Nuk ka asnjë fëmijë që lindë përveçse shejtani e prekë atë, kështu që e ngritë zërin (duke qajtur) nga prekja e shejtanit, nga kjo shpëtuan vetëm Merjemja dhe biri i saj”. Shkak për mbrojtjen e Merjemes dhe birit të saj (Isaut alejhis-selam) nga shejtani është përgjigjja e All-llahut ndaj lutjes së nënës së Merjemes (gruaja e Imranit) kur e lindi ate: “…e atë (Merjemen) dhe pasardhësit e saj (Isaun alejhis-selam) po t’i lë Ty në mbrojtje prej shejtanit të mallkuar” (Ali Imran: 36). Për këtë arsye Ebu Hurejre kur e përmendi hadithin e sipërm, e lexoi këtë ajet.





Pasi që nëna e Merjemes (alejhas-selam) ishte e sinqertë në këtë lutje të saj, All-llahu iu përgjigj lutjes së saj dhe i mbrojti Merjemen dhe të birin e saj, Isaun (alejhis-selam), nga shejtani i mallkuar. Prej atyre që po ashtu i mbrojti All-llahu prej shejtanit është Ammar Ibni Jasiri, sikurse transmeton Buhariu se Ebud-Derdai radiAll-llahu anhu e pyeti Alkamen, i cili ishte nga banorët e Kufes, e i tha: “A është në mesin tuaj ai që e strehoi All-llahu prej shejtanit në gjuhën e profetit të Tij sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem? “Tha Mugire: “Atë që e strehoi All-llahu prej shejtanit me gjuhën e profetit të Tij sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, ka për qëllim Ammarin”.