Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shejtani armik i njeriut

Shejtani armik i njeriut

Shejtani armik i njeriut

Kushdo që je, dije se ke një armik shumë të rrezikshëm, i cili me përpjekjet e tij të vazhdueshme gjatë gjithë jetës mundohet të të shmangë nga rruga e drejtë dhe të të hedhë në zjarrin e Xhehenemit. Ai është shejtani, të cilin Allahu xh. sh. e mallkoi dhe e largoi nga mëshira e Tij. Ai është armiku më i madh i njeriut. Nuk është përrallë as gojëdhënë, por ky është një fakt shumë i vërtetë. Ai ka ekzistuar në të gjitha periudhat dhe fazat e historisë njerëzore. Ai ka mashtruar shumë njerëz që jetuan dhe vdiqën, i bëri mëkatarë, dhe është duke i mashtruar dhe duke i shtyrë ende në mëkate njerëzit që ende jetojnë. Ai asnjëherë nuk bën dallim. Për të s’ka dallim i riu a i vjetri, gruaja a burri, kryetari, kryeministri a fukaraja. Synimi i tij është çdo njeri.
Edhe derisa jeni duke shikuar dhe lexuar këtë shkrim, ai është duke vëzhguar dhe, në lidhje me këtë, është duke planifikuar të bëjë diçka me ju. Dëshira e vetme e tij është që bashkë me vetveten e tij të fusë në Xhehenem sa më shumë njerëz; këtu bëni pjesë edhe ju, por dhe unë.
Ai nga njerëzit nuk kërkon që ta adhurojnë, mirëpo nuk kërkon as ta mohojnë ekzistencën e Allahun xh.sh., sepse as ai vetë nuk e mohon. Dëshira e vetme e tij është që njerëzit t’i largojë nga feja e Allahut Mëshirëplotë dhe nga Kurani famëlartë. Ai i bën njerëzit të harrojnë Allahun xh. sh. dhe, për t’i futur në zjarrin e Xhehenemit, atyre ua zbukuron, ua bën
të këndshme, të mirë e të bukur çdo gjë. Madje, me dinakërinë e tij precize, duke e përmendur emrin e Allahut xh. sh., i bën njerëzit të largohen dhe të dalin nga feja e vërtetë. Ai miqësohet me njerëzit, dhe në këtë mënyrë ata i orienton nga e shëmtuara, e liga dhe e ndaluara. Në saje të krejt kësaj edhe vetvetja e tij, por edhe të gjithë ata që e dëgjuan dhe e ndoqën rrugën e tij, dhe e bënë mik atë, do të ndëshkohen dhe do të hidhen në zjarrin e Xhehenemit. Allahu xh.sh. në Kuran thotë: “Ai (djalli) është gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit të madh atë që i bëhet mik atij.” (Haxhxh, 4). Kurse në një ajet tjetër tregohet qartë se shejtani përveçqë i orienton njerëzit në vuajtje e në zjarr, i urdhëron edhe për të këqija dhe paturpësi. Allahu xh. sh. thotë: “Ai ju urdhëron vetëm për të këqija e turpe, dhe ju shtyn të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” (El Bekare, 169).
Nga kjo që u tha deri tash shihet qartë se epshi dhe shejtani, ditë e natë e pa pushuar, pa ndier lodhje, mundohen që njeriun ta nxisin të bëjë keq dhe të largohet nga e vërteta. Shejtani, me ndihmën e epshit, për t’u kjo ka kuptim.
Mirëpo syçelësia e myslimanëve të devotshëm rrjedh nga besimi në Allahun dhe vendosmëria e palëkundur që besimi prodhon sjellje të mira dhe moral të lartë të njeriut. Besimtarët e dinë se sjellja e mirë përbëhet nga veprat që shpërfillin epshin dhe shejtanin. Për shembull, kur bujaria, besnikëria, durimi dhe vetitë tjera të larta morale vihen në praktikë, epshi dhe shejtani neveriten. Këto sjellin si rezultat të mira materiale dhe shpirtërore. Jeta në këtë botë dhe botën tjetër, me shpresën për shpërblim për moralin e pastër, është më bërë i suksesshëm dhe për të pasur ndikim te njerëzit, provon çdo rrugë. Andaj zëri i brendshëm negativ, që vjen nga shejtani dhe epshi, në mendjet e njerëzve vazhdimisht fusin ide të liga, të shëmtuara e të këqija. Për shembull, këta zëra negativë dëshirojnë t’ i ndalojnë njerëzit dhe të mos çohen për të falur namaz; i bën të përgjumur, të flashkët dhe pa humor të mirë; dhe përpiqen vazhdimisht t’i bëjnë të harrojnë përse duhet ta bëjnë këtë. Kësodore, këta zëra njerëzit i frymëzojnë edhe të pyesin veten: “Ç’bëhet edhe nëse nuk çohem sot (për namaz)?” Siç po vërehet, shejtani me epshin gjatë gjithë jetës së njeriut përpiqen që të gjitha veprat e ndaluara t’ i paraqesin si të lejuara, dhe të na largojnë nga rruga e vërtetë. Për ta bërë këtë shejtani i pëshpërit epshit, e epshi i tregon njeriut se ata që bëjnë gjëra të liga janë më shumë. Shumica e njerëzve marrin para të ndaluara e duke mos u kujdesur nëse është e lejuar apo jo, dhe shkelin parimet e moralit kuranor. Shejtani çdoherë ndjek logjikën se shumica kanë të drejtë, dhe e mirë sesa të gjitha gjërat e kësaj bote dhe kënaqësia që sjell epshi dhe shejtani. Për shembull, ata që refuzojnë pëshpëritjet e epshit dhe shejtanit për të hyrë në ndonjë marrëdhënie të palejuar, dhe parapëlqejnë që të presin shpërblimin e tyre në jetën e pastaj me, do të përjetojnë nder dhe drejtësi në këtë jetë. Në të njëjtën mënyrë ata që mbesin të uritur ose pa gjumë për të plotësuar nevojat e shokëve myslimanë, pa marrë parasysh vështirësitë, do të jenë të kënaqur me shpresën për të fituar kënaqësinë e Allahut.
Besimtarët që kanë këto veti të mira të moralit, që Allahu i ka lartësuar në Kuran, fitojnë edhe respektin edhe dashurinë e besimtarëve të tjerë. Nëse punojnë shumë për çështjen e Allahut dhe me kënaqësi përballen me çdo pengesë, nëse veprojnë me përkushtim të pashoq për çështje të drejtë dhe pa frikë konfrontimi, dhe nëse janë të gatshëm për çdo lloj vetëflijimi, dashuria dhe respekti që të tjerët kanë për ta do të rriten shumëfish dhe kështu do të mundin epshin dhe shejtanin.

Categories

Archives