Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Shejkh Iben Bazi dhe hajduti


Shejkh Iben Bazi dhe hajduti


pamje

Nje histori shume e bukur . Shejkh Iben Bazi dhe hajduti

Vëllezër, po ua paraqes këtë tregim të vërtetë me dijetarin e botës, hoxhën e madh ibën Baz, Allahu e mëshiroft.
Tregon ai i cili e ka parë ngjarjen…
Isha duke qëndruar në 10 netët e fundit të ramazanit në Qabe, dhe pas namazit të sabahut prezantonim në ligjeratën e hoxhës, ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroft, njëri nga nxënësit e pyeti hoxhën për një çështje që ishte e dyshimtë dhe për mendimin e hoxhës ibën Baz në atë çështje.
U përgjigj hoxha dhe e lavdëroi ibën Bazin, Allahu i mëshiroftë që të dy.
Derisa po e dëgjoja dersin me vëmendje një njeri afër meje, me moshë afër të katërdhjetave (përafersisht), sytë i lotonin pa ndalë dhe filloi t’i dëgjohet zëri edhe tek nxënësit e tjerë.
Kur ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroft) e mbaroi dersin dhe njerëzit u larguan, shikova drejt atij i cili po qante më herët… ende ishte në gjendje të mërzitur dhe kishte një mus’haf, u afrova dhe e pyeta, (pasi që e përshëndeta me selam) pse po qanë?
M’u përgjigj me një gjuhë të thyer: Allahu të shpërbleft! E përsërita pyetjen time edhe njëherë, pse po qanë o vëlla?!
Tha s’ka asgjë, jo-jo ska asgjë… vetëm mu kujtua Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshirofte) dhe qava. Në bisedë e sipër m’u bë e qartë se ishte Pakistanez ose Afganistanez, edhe pse kishte veshje Saudiane.
Vazhdoi e më tha: E kam pasur një rast me Shejh Ibën Bazin (Allahu e mëshirofte). Thotë: Para 10 vjetesh punoja si roje në një fabrikë të qytetit të Taifit, dhe më erdhi një letër nga Pakistani se nëna ime ishte në rrezik për jetën, dhe dëtyrimisht duhej ta bënte një nderhyrje kirurgjikale për transplantimin e veshkës, që kushtonte 7000 rijal të Saudisë. Unë nuk kisha para të gatshme, pos 1000 rijal dhe nuk gjeja dikë që t’më ndihmoj. Kërkova nga udhëheqësit e fabrikës të më ndihmojnë, por ata refuzuan.
Më thanë se nëna ishte në gjendje kritike dhe nëse nuk do t’i bëhej operacioni brenda një jave ajo ndoshta do të vdiste, ndërsa unë qaja gjatë gjithë ditës duke thënë: “Nëna ime e cila më edukoi, më rriti dhe qëndroi pa gjum për mua?!!”
Në këtë gjendje të vështirë vendosa të kërcej mbi murin e një shtëpie që ishte afër fabrikës, dhe pasi e kalova murin, nuk shkoi gjatë dhe policia më kapi dhe më futën në makinën tyre, e pas kësaj u errësua e gjithë bota nën sytë e mi…
Papritur, edhe atë pak para namazit të sabahut, çuditërisht policia më ktheu në të njejtën shtëpi që unë kisha vendosur të vidhja nga ajo bombulat e gazit.
Më futën në një dhome, dhe një djalosh me solli ushqim dhe më tha: “Thuaj: Bismilah” e unë nuk po besoja se ku jam. Kur u thirr ezani i namazit të sabahut, më tha merr abdes për namaz… unë shikoja për rreth me frikë.
Në dhomen ku po qëndroja unë, hyri një i shtyer në moshë, ndërsa një djalosh po e mbante për krahu, e kishte të veshur një xhybe, më kapi për dore, më dha selam e pastaj më pyeti: A ke ngrënë?
I thash: Po. Më kapi për dorën time të djathtë dhe shkuam sëbashku në xhami, e falëm namazin e sabahut, ndërsa ai (personi i shtyer në moshë) u ngrit dhe u ul në karrigën e xhamisë, disa nxënës dhe të pranishmit u kthyen drejt tij, e ai po i mësonte dhe këshillonte, e unë nga turpi dhe frika, mbaja dorën mbi kokën time duke thënë: “O Allah, çka kam bërë? Kam hyr të vjedh në shtëpinë e Shejh Ibën Bazit (Allahu e mëshirofte)”, – unë e njihja në bazë të emrit, sepse ai ishte i njohur tek ne në Pakistan…
Pasi Shejhu mbaroi mësimin, më mori përsëri në shtëpinë e tij.
Shejh ibën Bazi (Allahu e mëshirofte) më kapi për dore dhe hëngrëm mëngjes sëbashku, në prezencën e shumë të rinjëve, dhe ai më uli afër tij. Gjatë ngrënies më tha: Si e ke emrin? I thashë: Murteda. Më tha: Pse ke vjedhë? Unë ia tregova rastin, e ai më tha: Mirë, ne do të japim 9.000 rijal. I thashë më duhen vetëm 7.000! Më tha: Teprica le të mbetet për harxhimet e tua, por asnjëherë mos e përsërit të vjedhësh, o bir…
I mora paratë, e falënderova, bëra dua dhe shkova.
Udhëtova drejt Pakistanit, nëna u operua dhe operacioni doli i suksesshëm, e për të gjitha falënderimi i takon Allahut të Lartësuar. Pas 5 muajve u ktheva në Arabinë Saudite dhe menjëherë u nisa drejt Rijadit sepse shejhu kishte shkuar të jetonte atje, e kërkova shtëpinë e tij dhe e gjeta. Hyra dhe iu prezantova se kush jam, më njohu menjëherë dhe më pyeti për nënën. Unë ia ktheva 1.500 rijal kusur. Më tha: Çfarë janë këto?
I thashë: Kusuri! Më tha: Ato janë për ty. I thashë shejhut: Kam vetëm një kërkesë? Më tha: Cila është ajo, o biri im? I thashë: Dëshiroj të punoj tek ti si shpërbëtor, apo diçka tjetër, të lutem shejh mos e kthe lutjen time, Allahu të ruajt. Më tha: Mirë atëherë.
Dhe vërtetë unë u bëra punëtor në shtëpinë e shejhut derisa ai vdiq, Allahu e mëshirofte.
Më ka lajmëruar njëri nga të rinjët e afërt tek shejhu, mbi tregimin tim duke më thënë: A e di se në momentin kur ke hyrë në shtepinë e shejhut, ai ishte duke falë namaz nate dhe kishte dëgjuar një zë, menjëherë kishte shtypur zilen që e përdorte për ta zgjuar familjen e tij për namazet obligative. U zgjuan që të gjithë dhe u çuditën, e shejhu i lajmroi se e dëgjoi një zhurmë, një roje thirri policinë dhe ata erdhën menjëherë dhe e kapën. E kur shejhu mori vesh, pyeti çka u bë?! I thanë: Hajduti u përpoq që të vjedh, e kapën dhe e dërguan në polici. Shejhu i hidhëruar tha: Jo-jo, ma sillni këtu nga policia? Me siguri nuk ka vjedhë me ndonjë qëllim, por i shtyrë nga nevoja.
Pastaj ndodhi ajo që e lexuat në tregim.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Kush jane armiqte e njeriut?
Tags:

Categories

Archives