Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shega (Rumman)

Shega (Rumman)

Shega (Rumman)

Allahu thotë: “Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë.” [Rrahman, 68] Ndërsa nga Aliu përcillet se ka thënë: “Hajeni shegën me tulin e saj, sepse ju mbështjell stomakun.” Shega e ëmbël është e nxehtë dhe e lagësht. Ajo është e shëndetshme për stomakun dhe forcuese për të. Shega ndihmon, gjithashtu, në përmirësimin e procesit të jashtëqitjes. Ajo është e mirë për fytin, gjoksin dhe mushkëritë, si edhe një qetësuese për kollën. Lëngu i shegës zbut stomakun dhe është i ushqyeshëm për trupin. Ajo tretet shpejt, sepse është e lehtë dhe krijon në stomak jo vetëm nxehtësi, por edhe ajër. Ajo ndihmon në shtimin e spermës, por nuk këshillohet për ata që vuajnë nga ethet. Shega ka një cilësi të veçantë: nëse ha bukë me të, ajo parandalon prishjen e bukës në stomak.

Shega e hidhur është e ftohtë dhe e thatë. Ajo është e mirë për stomakun e mbinxehur dhe ndihmon në shtimin e urinës më tepër sesa llojet e tjera të shegëve. Ajo lehtëson pasojat e vrerit, ndërpret diarrenë dhe parandalon vjelljet. Ajo largon nxehtësinë në mëlçi, fuqizon organet, kuron dridhjet vrerike, dhembjet në zemër dhe në krye të stomakut. Shega ndihmon nxjerrjen e mbeturinave prej stomakut, asgjëson vrerin dhe ushqen gjakun. Po ta ziesh lëngun e shegës me një sasi të caktuar mjalti, derisa të bëhet diçka si pelte apo krem, dhe të përdoret me pika në sy, ajo largon ngjyrën e verdhë dhe lagështinë e tepërt prej syrit. Nëse lyen trysat e dhëmbëve me të, ajo kuron zjarrthin. Lëngu i shegës bashkë me lëvoren e saj veprojnë si laksativ. Ato pastrojnë trupin nga lëngjet vrerike të dëmshme, ashtu siç janë ilaç edhe në rastet e etheve afatshkurtra. Për sa i përket shegës së thartë, vetitë e saj qëndrojnë mes dy llojeve të tjera që përmendëm më lart, ndonëse ajo anon më tepër nga cilësia e të thartës. Farat e shegës, të përziera me mjaltë, kurojnë gishtat e infektuar dhe lungat e qelbëzuara, ndërsa lulet e saj ndihmojnë në shërimin e plagëve. Thuhet se po të gëlltisësh tri lule shege në vit, je i mbrojtur nga oftalmia (ose konjuktivitisi) gjatë gjithë atij viti.

Categories

Archives