Thursday, 19/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shega përmendet në tre vende në Kur’an



Shega përmendet në tre vende në Kur’an

Shega përmendet në tre vende në Kur’an, dy herë sikur dhurata nga All-llahu azze ve xhel .

” Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë). Edhe kopshte me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.” (Kur’an, 6:99)

“Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshëta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojtarëve) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.” (Kur’an, 6:141)

” Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë” (Kur’an, 55:68)… (Kur’an përkthimi i Sherif Ahmetit )

Ndoshta edhe nga ky fakt se përmendet tre herë në Kur’an thuhet se ngrënia e vetëm tri shegëve brenda një viti mund të pengojë konjuktivitisin atë vit. All-llahu xh.sh. e di më së miri.

Profeti Muhamedi salaAll-llahu alejhi ve selem ka propozuar ngrënien e Shegëve për ta pastruar trupin nga xhelozia dhe inati.





Ebu Nu’ajmi r.a. e transmeton hadithin të cilin e ka dëgjuar nga Enesi r.a. se e kanë pyetur Pejgamberin s.a.v.s. për shegën dhe ai është përgjigjur: ” Nuk ka asnjë lloj shege e në të, të mos ketë fara nga shegat e Xhenetit”.

Në një hadith tjetër thuhet: “Asnjë shegë nuk piqet, e të mos ujitet madje me një pikë uji nga Xhenneti”.

Në një tjetër thuhet: “Çdokush që han shegë, zemra e tij do të dridhet dhe shejtani do të ikë prej tij”.

Aliu r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë: “Kushdo që han shegë, në zemrën e tij shkëlqen drita e All-llahut”.





Categories

Archives