Saturday, 23/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shega dhe përdorimi në shëndetësi

Shega dhe përdorimi në shëndetësi

shega

All-llahu thotë në Kur’an:
‘’Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë’’. (Enam, 99).

“Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.”(Rrahman, 68).

Përdorimi në shëndetësi

Shega e pjekur është e nxehtë dhe e lagësht, i ndihmon fytit, mushkërive dhe bronkeve, vepron si lehtësues dhe qetësues i kollës dhe është i mirë për vrerin(të ithtin). Vepron si laksativ(lehtësues i jashtëqitjes) i lehtë, pengon kalbëzimin në lukth dhe është më e fuqishmja në mesin e kategorive të ngjashme të ushqimit si burim me vlera të shumta të substancave për tërë trupin. Shega tretet në lukth dhe thithet shpejt për shkak të temperamentit të saj të jashtë zakonshëm dhe të lehtë, e nxeh lukthin ngadalë, i nxjerr jashtë gazrat e lukthit dhe e rrit sasinë e spermës, megjithatë shega nuk duhet të hahet kur njeriu ka temperaturë. Lëngu i shegës shuan etjen, rrit oreksin dhe i jep freski mendimit të njeriut për shkak të efektit pozitiv në sistemin nervor. Gjithashtu përdoret me sukses për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Fiqtë, 6 arsyet që i bëjnë aleatë të shëndetit të mirë
Tags:

Categories

Archives