Wednesday, 20/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Shefqet Krasniqi: Mos më shtini me e thirrë ezanin midis Parlamentit (VIDEO)

Shefqet Krasniqi: Mos më shtini me e thirrë ezanin midis Parlamentit (VIDEO)

shefqet krasniqi

Hoxhë Shefqet Krasniqi po flet për tmerrimin e kosovarëve për deklaratat në kontekst politik të dhëna nga hoxhallarë. Deklaratat e tilla menjëherë shihen si “islam politik”.

Mes tjerash ai thotë se “ata dëshirojnë që ne hoxhallarët të flasim vetëm për fe”.

Ai gjithashtu thotë se hoxha ka të drejtë ta shpreh mendimin e tij në gjitha sferat sepse është qytetar i Kosovës, me të drejta të barabarta si tjerët.

“Si kanë të drejtë dhe tjerët të flasin për fe ashtu edhe hoxhallarët mund të flasin për politikë” thotë ai.

Ai thotë se nuk është person që merret me politikë dhe nuk dëshiron të hyjë në parlament.

“Edhe unë kam të drejta të barabarta me banorët e këtij vendi. Do të flas për të gjitha temat, edhe për ekonomi edhe për politikë edhe për fe. Mos më shtyni të hy në Parlament e ta thërras ezanin, po skam sy politik dhe skam tendenca të tilla. Atje kurrë Zoti mos më dërgoftë” thotë mes tjerash Krasniqi.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pensionistët do të kenë përkujdesje të veçantë

Categories

Archives