Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shefati- ndërmjetësimi

Shefati- ndërmjetësimi

muhamedi alejhi selam

Shefati- ndërmjetësimi

Fjala “shefat” do të thotë ndërmjetësim. Në fe nënkupton ndërmjetësimin e besimtarit tek personi tjetër për t’i sjellë përfitime palës së tretë apo për t’ia larguar një telashe.Shefati në Ditën e gjykimit ndahet në dy grupe kryesore:

1) Shefati i veçantë.Ky i takon vetëm Profetit tonë, sal-lallahu alejhi ue selem, duke mos e rivalizuar atë askush në këtë ndërmjetësim, as profetët tjerë e as melekët dhe asnjë besimtar.Ky shefat në vete përmban katër llojet e tij:

a) Shefati i madh- i cili ndryshe quhet “pozita e lavdëruar dhe e lakmuar”Ajo do t’i jepet vetëm Profetit Muhamed, sal-lallahu alejhi ue selem. Ky ndërmjetësim ka për qëllim ndërmjetësimin e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, për mbarë njerëzimin i cili do të bie në sexhde dhe duke e lutur Allahun nuk do të ngritët prej saj derisa Allahu t’ia pranojë lutjen e tij e cila do të thotë fillimin e gjykimit të tyre pas një pritje shumë të gjatë dhe të lodhshme e të frikshme për të gjithë

. Këtë ndërmjetësim nuk do të mund ta bëjë asnjë Profet para tij, as Ademi, Nuhu, Ibrahimi, Musai e as Isau, alejhimu selam. Por kur të kërkohet diçka e tillë nga njerëzit prej Profetit Muhamed, sal-lallahu alejhi ue selem, ai do ta bëjë.

b) Ndërmjetësimi për banorët e Xhenetit që të futen në të.

Ky ndërmjetësim ndodhë pas përfundimit të llogarisë së Ditës së Gjykimit dhe pas kalimit të Urës së Siratit nga myslimanët të cilët kur të arrijnë tek dyert e Xhenetit ato nuk do të hapen derisa nuk troket në to Profeti Muhamed, sal-lallahu alejhi ue selem. Profeti thotë: “Do të shkoj tek dera e Xhenetit dhe do t trokas në të, roja prapa derës do të pyet kush është? E unë i përgjigjem Muhamedi, pastaj ai thotë: “Jam urdhëruar ta mos ja hapi derën askujt tjetër para teje” (Muslimi)

c) Ndërmjetësimi i veçantë i Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, për xhaxhain e tij Ebu Talibin.

Ebu Seid Hudriu transmeton se Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, i ishte përmendur xhaxhai i tij, Ebu Talibi kurse ai kishte thënë: “Shpresoj t’i bëjë dobi ndërmjetësimi im në Ditë të Gjykimit, i cili do të vendoset me këmbë në gaca të prushit të cilat do të arrijnë deri tek nyjët e këmbës nga nxehtësia e të cilave t’i vlojnë trutë” (Buhariu-Muslimi)

d) Ndërmjetësimi i Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, për disa mysliman të këtij umeti që të hyjnë në Xhenet pa u llogaritur fare.

Dijetarët këtë lloj ndërmjetësimi e argumentojnë me fjalën e Profetit, sal-lallahu alejhi ue sleem, i cili thotë: “Pastaj do të më thuhet (nga Allahu): “O Muhamed ngrite kokën, kërko të jepet, ndërmjetëso të pranohet, do ta ngre gogën dhe do të them: Umeti im, Umeti im, o Zot. Ai do të më thotë: “O Muhamed fytu në Xhenet nga dera e djathtë besimtarët e Umetit tënd të cilët nuk kanë për tu llogaritur…” (Buhariu dhe Muslimi)

Një shkrim tjetër i dobishëm  A e ke ditur ?

Lloji i dytë i shfatit është:

2) Shefati i përgjithshëm.

Me të nënkupton se këtë lloj ndërmjetësimi përveç Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, do ta kenë dhe shumë të tjerë, si melek, profet, evlija, dëshmorë, besimtarë, etj. edhe ky lloj ndërmjetësimi ka grupet e veta, të cilat janë;

a) Ndërmjetësimi për disa mysliman që kanë hyrë në zjarr që të dalin prej tij.

Ebu Seid Hudriu, radijallahu anhu, përcjellë se e ka dëgjuar Profetin, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë; “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im nuk do të ketë njerëz të cilët do ta thërrasin dhe do ta lutin Allahun më shumë se ju në Ditën e Gjykimit për vëllezërit tuaj besimtarë të cilët janë futur në zjarr. Do të thoni: o Zot ata faleshin bashkë

me ne, agjëronin e bënin haxhin (andaj mos i ndaj prej nesh). Atëherë (Allahu) Thotë: Nxirrni prej zjarrit ata që i njihni, e besimtarët do t’i njohin nga fizionomia e tyre pasi fytyrën (me të cilën janë falur) zjarri nuk do të ketë të drejtë tua djegë. Me këtë rast do të dalin prej tij shumë njerëz. Pastaj Allahu do të thotë: Ndërmjetësuan melekët e Mi, ndërmjetësuan Profetët dhe besimtarët, e tash mbeti të ndërmjetësojë i Gjithëmëshirshmi Mëshirues, i Cili do ta marrë një grusht njerëzish nga zjarri për ta dërguar në Xhenet të cilët kurë nuk kanë punuar ndonjë punë të mirë” (Muslimi)

b) Ndërmjetësimi për disa njerëz që e kanë merituar zjarrin që të mos futen në të.

Dijetarët argumentojnë këtë lloj ndërmjetësimi përmes hadithit të Profetit, sal-allahu alejhi ue selem, i cili thotë: “Çdo besimtari që vdes dhe ja falin namazin e xhenazes së tij dyzet burra që nuk i bëjnë Allahut shok askënd në adhurim veçse Allahu do tua pranojë atë ndërmjetësim të tyre” (Muslimi) pra ky ndërmjetësim do të jetë para hyrjes së mëkatarëve në zjarr.

c) Ndërmjetësimi për disa besimtarë që e kanë fituar Xhenetin që tu ngritën edhe më shumë gradat në të.

Përmendet se Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, përdori këtë lloj ndërmjetësimi për Ebu Selemen, radijallahu anhu, duke u lutur për të: “O Zot falja mëkatet Ebu Selemes, ngritja gradat tek të udhëzuarit (zgjedhurit)…” (Muslimi)

Categories

Archives