Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SHBA shtyn provën e një rakete balistike


SHBA shtyn provën e një rakete balistike


Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes thotë se Pentagoni ka shtyrë provën me një raketë balistike ndërkontinentale nga baza ajrore në Kaliforni, me qëllim që të mos përshkallëzojë tensionet ushtarake me Korenë e Veriut.

Zyrtari, i cili e bëri këtë deklaratë me kusht që të mos përmendej me emër, tha se sekretari i Mbrojtjes Çak Hegës vendosi shtyrjen e provës me raketën “Minuteman 3” deri muajin e ardhshëm, për shkak të shqetësimeve se lëshimi i saj mund të krijonte keqkuptime me Fenianin  dhe do të përshkallëzonte krizën e tanishme.

Koreja e Veriut, e acaruar nga një raund i ri sanksionesh ndërkombëtare pas një prove të saj bërthamore të kohëve të fundit, ka kërcënuar se do të hakmerret ndaj Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe aleatëve të tjerë amerikanë në rajonin e Azi Paqësorit. Më herët këtë javë, komanda e ushtrisë së Koresë së Veriut njoftoi se ishte “autorizuar” të sulmonte Shtetet e Bashkuara, duke përdorur armë “më të vogla, më të lehta dhe të ndryshme” bërthamore.

Shtyrja e provës së raketës amerikane pason njoftimet e Koresë së Jugut se Feniani ka lëvizur dy raketa me rreze të mesme më pranë bregdetit lindor.

Shtëpia e Bardhë tha dje se nuk do të habitej nëse Koreja e Veriut do të kryente një provë tjetër me raketë si ajo në fund të vitit të kalaur që u bë shkak për indinjatën ndërkombëtare dhe raundin e ri të sanksioneve ekonomike.zeriamerikes/

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Rusi, 53 te vdekur nga rrezimi i aeroplanit

Categories

Archives