Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SHBA, së shpejti me vendime për Sirinë dhe Egjiptin

SHBA, së shpejti me vendime për Sirinë dhe Egjiptin

obama shba siria egjipti

Presidenti i SHBA-ve Barak Obama ka njoftuar se ka ardhur koha për një përgjigje definitive të qeverisë amerikane ndaj sulmit të qeverisë siriane me armë kimike, si dhe shtypjes gjithnjë e më të dhunshme ushtarake në Egjipt.

Duke folur në një intervistë të transmetuar në CNN, Obama ka vlerësuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme duke përfshirë Sirinë dhe Egjiptin.

Obama tha se SHBA-të duhet të mendojnë në mënyrë strategjike se çfarë do të jetë në interesat e tyre afatgjata.

I pyetur për raportet e sulmeve me armë kimike të cilat vranë më shumë se 1300 njerëz, Obama u përgjigj se zyrtarët kishin mbledhur informacionin e duhur tani, dhe se nga ajo që ata kanë parë, ngjarjet paraqesin shqetësim të madh.

Duke i bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të jenë më aktive, Obama i bëri thirrje qeverisë siriane për të lejuar një hetim në sulmet e fundit në Damask.

Obama, duke prekur krizën politike në Egjipt, tha se qeveria amerikane ka anuluar stërvitjet e ardhshme ushtarake dhe ka shtyrë dorëzimin e avionëve luftarakë, si dhe është duke shqyrtuar të gjitha aspektet e tjera të asistencës.

Presidenti tha gjithashtu se administrata ishte duke bërë një “vlerësim të plotë të marrëdhënieve amerikano-egjiptiane”, dhe shtoi se “nuk kishte asnjë dyshim se SHBA nuk mund ti kthehet biznesit me Egjiptin si zakonisht, duke pasur parasysh se çfarë ka ndodhur.”

/mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Hakerët “plagosin” Obaman në Twitter

Categories

Archives