Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SHBA: Rritet numri i kërkesave për asistencë papunësie


SHBA: Rritet numri i kërkesave për asistencë papunësie


Numri i personave që paraqitën kërkesë për asistencë papunësie u rrit me 28 mijë vetë javën e kaluar, duke arritur në 385 mijë vetë

Numri i personave që paraqitën kërkesë për asistencë papunësie në Shtetet e Bashkuara u rrit me 28 mijë vetë javën e kaluar duke arritur në 385 mijë vetë.

Raporti i publikuar sot nga Departamenti i Punës përmban lajmet më negative për tregun e punës që nga muaji nëntor, dhe pasqyron një realitet më shqetësues se parashikonin ekonomistët.

Kërkesat për asistencë papunësie janë një ndër treguesit që ndjekin analistët për të llogaritur pushimet nga puna. Raporti i fundit është një sinjal negativ krahasuar me prirjen pozitive të uljes së papunësisë që është vërejtur që kur numri i kërkesave për asistencë arriti kulmin në vitin 2009.

Nesër analistët do të kenë shifra të reja për të analizuar tregun e punës, kur të botohet raporti mbi përqindjen e papunësisë.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Filipine, 1.200 te vdekur nga tajfuni

Categories

Archives