Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

SHBA – Kandidati për bashkinë e Nju Jorkut propozon ditë pushimi edhe për festat myslimane


SHBA – Kandidati për bashkinë e Nju Jorkut propozon ditë pushimi edhe për festat myslimane


nju jork

Nxënësit njujorkezë duhet të bëjnë pushim edhe në ditët e festave myslimane, sipas kandidatit favorit për t’u bërë kryebashkiak i Nju Jorkut 1 janarin e ardhshëm.

“Duhet të respektojmë besimin fetarë të të gjithëve në këtë qytet. Dhe pikërisht për këtë arsye, duhet të respektojmë edhe myslimanët duke e bërë festën e Bajramit ditë pushimi në shkollat tona”, deklaroi demokrati, Bill de Blasio, gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit mysliman.

Ai nënvizoi se ndonjëherë provimet rastisnin në të njëjtën ditë me festën myslimane duke e bërë të pamundur për fëmijët respektimin njëkohësisht të detyrimeve të tyre fetare dhe shkollore.

Nxënësit njujorkezë, rreth 13% për qind e të cilëve janë myslimanë, po kalojnë aktualisht pushimet e festave hebraike./trt/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Vdes Kallashnikovi

Categories

Archives