Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shba dënon ashpër deklaratën e Erdoan për cioninzmin


Shba dënon ashpër deklaratën e Erdoan për cioninzmin


 

ERDO mjeksiaislameUashingtoni zyrtar, KB-ja dhe Qeveria izraelite, sot rreptësisht e dënuan deklaratën e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan për cionizmin, e dhënë gjatë Forumit ndërkombëtar që në organizim të Kombeve të Bashkuara u mbajt në Vjenë. Kryeministri turk në fjalimin e tij në forum, e vlerësoi cinizmin si “krim kundër njerëzimit” duke e krahasuar ende me fashizmin,

antisemitizmin dhe islamofobinë. Përfaqësuesi i Këshillit amerikan për siguri nacionale deklaroi se kualifikimi i cionizmit si krim kundër njerëzimit  është “ofendues dhe krejtësisht pohim i gabuar”. Kryeministri izraleit Benjamin Natanjahu, reagoi ashpër në deklaratën e Erdoganit, duke e vlerësuar si të “errët dhe tinzare”, derisa kabineti i sekretarit të përgjithshëm të KB-së Ban Ki Mun, e quajti “deklaratë shkatërruese e cila sjell dhimbje”.

Reagimi i ashpër për deklaratën e Erdoganit vjen në kohë kur sekretari shtetëror amerikan Xhon Keri, gjendet në Turqi. Ai në Ankara duhet të bisedojë me Erdoganin për krizën në Siri, por mediat britanike theksojnë se deklarata për cionizmin, hedh poshtë hije ndaj qëndrimit të Kerit në kryeqytetin turk. Burimet amerikane pohojnë se sekretari shtetëror Keri do ta  ngritë edhe çështjen rreth deklaratës së Erdoganit në bisedimet në Ankara.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Shtohet prirja e priftërinjve evropianë për të studiuar Islamin!

Categories

Archives