Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shamia edhe kohën e ka fetarisht të caktuar

Shamia edhe kohën e ka fetarisht të caktuar

shefqet krasniqi universitet Dr. Shefqet Krasniqi

Deklarata dhe përmbajtja e liderit të Vetëvendosjes mbrëmë në KTV ishte për t’u lavdëruar. Është hera e parë kur një lider me ndikim politik del dhe shaminë e sheh si të drejtë, sigurisht, edhe për shkak të asaj që tashmë kanë parë në botën perëndimore se të qenit laik nuk do të thotë t’ia mohosh të drejtat një komuniteti.

Unë tash e një kohë të gjatë kërkoj nga organet tona qeveritare që të drejtat fetare që kërkojmë të mos jenë hiç më shumë se ato që i gëzojnë pakicat muslimane në Angli dhe Amerikë. Kam mbetur jashtëzakonisht i kënaqur edhe me guximin e Albinit që ta shpreh përkatësinë e tij muslimane, dhe, edhe pse thotë se nuk është praktikues, ne lutemi që ai një ditë të na vjen në xhami. Le të merr shembull liderët botëror, të cilët nuk ngurrojnë dhe nuk kanë turp të manifestojnë besimin e tyre fetar.

Por, ajo që si vërejtje i jepet deklaratës së Albinit është përcaktimi i moshës. Shamia është obligim jo nga mosha 16 vjeçare, por nga momenti kur një vajzë hyn në pubertet, pra nga momenti kur shfaqen shenjat e para të pjekurisë seksuale. Është çështje kjo që nuk do kompromis, për shkak të përcaktimit të saj drejtpërdrejtë nga Krijuesi Fuqiplotë.

Le të shpresojmë se me Albinin po hapet një kapitull i ri në politikën kosovare. Le ta ndjekin këtë shembull edhe partitë tjera. Le t’ua plotësojnë kërkesat popullit, pavarësisht përkatësisë fetare.

Ta lusim Allahun që elitën tonë politike ta udhëzojë!

P.S. Nuk dua që reagimi im të interpretohet si mbështetje për Vetëvendosjen. Unë nuk i përkas ansjë partie ndërsa nuk mohoj se do t’i përkrah ata që ia duan të mirën këtij vendi, pavarësisht partisë që kanë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Vdiq duke qenë në sexhde

Categories

Archives