Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shalqiri mbron enet e e gjakut nga ngushtimi

Shalqiri mbron enet e e gjakut nga ngushtimi

shalqiri
Në një studim të kohës së fundit nga hulumtuesit e Universitetit të Kentucky, është dëshmuar që shalqiri redukton arterosklerozën tek kafshët.

Modeli i kafshëve të përdorur në studim ka përfshirë minjtë me kolesterol të lartë të shkaktuar nga ushqimi. Një grupi kontrollues i është dhënë të pihet ujë, ndërsa grupit eksperimental lëng shalqiri.

Deri në javën e tetë të studimit, kafshëve që u është dhënë lëngu i shalqirit kanë pasur peshë më të ulët trupore se sa grupi kontrollues, për shkak të uljes së masës yndyrore. Ata nuk kanë përjetuar ulje në masën trupore pa masën yndyrore. Koncentrimet e kolesterolit të plazmës ishin shumë më të ulëta në grupin eksperimentues, me koncentrimet e kolesterolit lipoprotein të ndërmjetëm dhe me densitet të ulët, të reduktuara në mënyrë modeste në krahasim me grupin kontrollues.

Një matje në zonat e dëmtuara aterosklerotike u zbulua që grupi me lëng të shalqirit po ashtu statistikisht ka përjetuar reduktime të rëndësishme në dëmtimet aterosklerotike, në krahasim me grupin kontrollues.

“Shalqinjtë kanë shumë përfitime shëndetësore,” ka thënë hulumtuesi kryesor, dr. Sibu Saha. “Ky studim pilot ka zbuluar tri përfitime interesante shëndetësore në modelin e arterosklerozës së miut. Qëllimi ynë final është të identifikojmë komponimet bioaktive që do të përmirësonin shëndetin njerëzor.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ruhuni nga shala…e biçikletës

Categories

Archives