Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Shalqiri (Bitih) në këndvështrim Islam

Shalqiri  (Bitih) në këndvështrim Islam
shalqiri a
Lloji i gjelbër, është i ftohtë dhe i lagësht, derisa i verdhi ka tendenca të jetë i ngrohtë. I ashtëquajturi `Shaqiri i Abdullahut` e ka marrë emrin sipas Ebu Abdullahut. Sa më i ëmbël të jetë shalqiri, aq më i ngrohtë është.Kur të përdoret si losion për sy, e forcon shkëlqimin e syve. Po ashtu përdoret si diuretic (ilaç që shkakton nxjerjen e lëngut të tepërt me urinë) dhe tretet shpejtë. Kompresa e lagët nga shalqiri ndihmon eliminimin e njollave nga fytyra, sidomos nëse kompresa është e bërë nga farat e shalqirit. Po ashtu është i dobishëm për nxjerrjen e gurit nga veshkët dhe nga fshikëza e urines dhe përdoret si laksativ. Nëse zimë rrypa të mishit me lëvore të shalqirit ato sigurisht do të zbuten.
Shalqiri duhet ta hamë vetëm të freskët, sepse ngrënia e shalqirit i cili ka filluar të shkatërrohet (prishet) shkakton sëmundje të ndryshme. Nëse sëmuremi nga sëmundja e `nxehtë`, ngase kemi ngrënë shalqir të papjekur, ose shalqir të kalbur, ilaçi më i mirë është shurupi nga mjalti dhe uthulla, e nëse sëmuremi nga sëmundja e `ftohtë`, ilaçi më i mirë është xhenxhefili (zingiben officale).
Transmetohet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e ka ngrënë shalqirin me hurma të freskëta, ka thënë: “Njëra e largon nxehtësinë nga trupi, e tjetra ftohtësinë”. Transmeton Tirmidhiu.
Ebu Davudi ka thënë: “Nga frutat që i ka dashur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kanë qenë shalqiri dhe rushi.”
El-Masgani ka thënë: “Kur babi im blente shalqir thonte: `Numëroi sa `brinjë` ka në të, sepse nëse numri i tyre është tek atëherë shalqiri do të jetë i pjekur dhe i ëmbël”
Është edhe hadithi të cilin e transmeton Ibn Abbasi ku thuhet se shalqiri është ushqim, pije dhe aromë. Pastron lukthin dhe barkun, e rritë sasinë e lëngut spinal (Likorin cerebrospinal), ndihmon në marrëdhëniet seksuale, forcon të pamurit dhe ndërpren ftohtësinë.
Për çdo rast, autori i këtij libri është i mendimit se këto veti janë vetëm të shalqirit të verdhë.
Po ashtu është me rëndësi të përmendim se shalqiri nuk duhet ngrënë kur jemi shumë të uritur dhe kur barku është plotësisht i zbrazët.
Një shkrim tjetër i dobishëm  Vezet e fllanzave

Categories

Archives