Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Shafrani, bima çudibërëse

Shafrani, bima çudibërëse

E quajtur edhe mbretëresha e erëzave, shafrani indian është një erëz që përdoret shumë dhe që ka aromë të ngjashme me specin. Bima e shafranit indian përdoret në gatim për shkak të shijes së ngrohtë e të hidhët si dhe për aromën e butë që mund të krahasohet me atë të xhenxhefilit dhe portokallit. “Fruta” aktuale e shafranit indian nxirret nga dheu, që do të thotë se është rrënja e bimës. Kjo ka dukje si të xhenxhefilit. Dallimi i vetëm është mishi i tyre, ai i xhenxhefilit ka ngjyrë të verdhë të zbehtë, ndërsa i shafranit indian ka një nuancë më të shndritshme të ngjyrës. Është i pasur me mangan, hekur, vitaminë B6, bakër, kalium dhe fibra.

Për shkak të tyre, shafrani indian përdoret për të trajtuar disa probleme shëndetësore duke përfshirë edhe

Sëmundjen e zorrëve me inflamacion

Sëmundjet e zorrëve karakterizohen nga inflamacione si koliti i ulcerës dhe sëmundja e ‘Crohn’-it mund të trajtohet duke përdorur këtë shafran, sepse bima ofron një trajtim jo të shtrenjtë dhe efikas që mund të tolerohet mirë nga organizmi i njeriut. Studimet kanë zbuluar se shafrani indian e bllokon agjentin qelizor inflamator ‘NF kappa-B’, përveç faktit që vepron edhe si antioksidues.

Artriti reumatoid

Dhimbja e shkaktuar nga kjo sëmundje që është e shpeshtë te të moshuarit mund të reduktohen në mënyrë efektive me shafran indian. Sipas një studimi, bima ka aftësinë për t’i neutralizuar radikalet e lira që dëmtojnë qelizat e shëndetshme në tërë organizmin. Këto radikale të lira gjithashtu shkaktojnë inflamacion në nyja gj që mund të shkaktojë dhimbje të mëdha nëse nuk trajtohet. Pasi që është edhe agjent kundër inflamacionit si dhe antioksidues, në mënyrë efektive redukton ënjtjen e shkaktuar nga artriti reumatoid.

– Pasi që vepron si antioksidues dhe lufton radikalet e lira që dëmtojnë qelizat, përbërësi kurkumin në shafranin indian mund të përdoret edhe për parandalimin e disa llojeve të kancerit duke përfshirë atë të zorrës së trashë, të gjirit, prostatës dhe mushkërive. Ka gjithashtu aftësinë që t’i shkatërrojë qelizat e ndryshuara dhe t’i parandalojë që të shtohen, duke shmangur kështu përhapjen e qelizave keqbërëse në organizëm.

Fibroza cistike

Kjo sëmundje është fatale pasi që sulmon mushkëritë e njeriut, duke i mbushur ato me mukozë të trashë që mund të shkaktojë infektime të rrezikshme për jetën. Studimi i publikuar në ‘Science’ në vitin 2004 ka zbuluar se defektet gjenetike që shkakton fibroza cistike mund të korrektohen me kurkumin. Është zbuluar gjithashtu se është efikas në ndalimin e lirimit të kalciumit përmes kanaleve të tij.

Sëmundjet e trurit

Shafrani indian përmban kurkuminë, për të cilën është zbuluar se e rrit faktorin nurotrofik të trurit, i cili është një ndër nxitësit e aftësive të neuroneve për të formuar lidhje të reja në tru. Kjo do të thotë se duke e përfshirë shafranin indian në dietën e përditshme mund të ndihmohen reduktimi i rrezikut nga sëmundjet e trurit si Alzhaimer-i dhe madje edhe depresioni. Është zbuluar gjithashtu se është efikas në reduktimin e sëmundjeve të lidhura me moshën dhe se e bën njeriun shumë më të mençur.

Sëmundjet e zemrës

Sipas ueb-sajtit ‘AuthorityNutrition.com’, kurkumina në shafranin indian mund të ndihmojë në kthimin mbrapsht të disa fazave të procesit të sëmundjeve të zemrës. Kjo ndodh për shkak se kurkumina përmirëson funksionin në radhitjen e enëve të gjakut të quajtura endotelium. Ata që përjetojnë mosfunksionimin endotelial janë një hap më afër vuajtjes nga sëmundjet e rënda të zemrës, si dhe kanë njërën këmbë tashmë në varr për shkak se sulmi në zemër është vrasësi më i madh në tërë botën.

Categories

Archives